E Diel, 1 Nëntor 2026

"Nata e Bardhe", feste, vallezime dhe "mbledhje"

Temat e dites qe shqetesojne te rinjte shqiptare per nje nate te vetme, do te diskutohen ne sallen e mbledhjeve te Keshillit Bashkiak te Tiranes. Nje nder risite qe ka menduar te sjelle bashkia e kryeqytetit per festimin e "Nates se Bardhe", jane pikerisht bashkebisedimet dhe debatet ndermjet te rinjve, qe do te shfaqin interes te jene pjese e tyre. Keshtu, njera nga temat qe do te diskutohet eshte nese duhen lejuar apo jo, celularet ne shkolla, si dhe nese studimet e larta duhen kryer ne Shqiperi apo gjetke. Ne varesi te mendimit te shumices, nuk eshte cudi qe sugjerimet te sherbejne edhe si shtyse per vendime te ardhshme ne Keshillin Bashkiak.

Festimet

Nese sot ne mbremje jeni duke ecur ne rruge dhe dikush vjen t'ju perqafoje, mos u shqetesoni, sepse jeni perfshire ne nje pjese te festimeve per "Naten e Bardhe". "Free Hugs - Perqafome", eshte nje nder pjeset me interesante te festimeve qe ka organizuar bashkia e kryeqytetit per kete mbremje festive. Vajza dhe djem te rinj, do te kene veshur nje bluze ku shkruhet i njejti slogan. "Qellimi i kesaj iniciative eshte fillimi i nje levizjeje te madhe kunder mbylljes se individit, vetmise e harreses", thone burime zyrtare nga bashkia e Tiranes. Ky do jete projekti i pare ndersa pritet qe nje risi te jete edhe projekti "Te lindur per te lexuar". Me ane te ketij projekti femijet do te largojne gjumin dhe do te jene protagoniste te perrallave, vjershave e tregimeve ne lulishten prane "Skenderbeut", qe ate nate do te jete me e mbushur se asnjehere me femije dhe prinder. Nen dritat e projektoreve shumengjyresh, femijet do te jene te shoqeruar dhe do te ftohen per t'u bere protagoniste nga personazhet me te dashura kukulla, dhe ashtu si ne perralla, qielli do te mbushet me flluska e tullumbace. Por nuk mbaron ketu, pasi te gjithe te apasionuarit mund te jene pjese e nje grupi te madh kercimtaresh. Gjate programit "Kercejme se bashku", ata qe preferojne vallezimin do te gjejne ne bulevardin "Deshmoret e Kombit" nje piste gjigante ku balerine profesioniste do te ftojne ne vallezim spektatore e kalimtare, duke i bere pjese aktive te show-t te improvizuar e interaktiv.

Projekti

Veprimtarite qe do te jene pjese e festimeve per "Naten e Bardhe", jane pjese e nje projekti te gjere qe synon te lidh me shume njerezit si dhe te rrise atmosferen e festimeve gjate nates se pa gjume. Prej kohesh sektori qe merret me organizimet festive ka punuar per te sjelle risi dhe sa me shume aktivitete te larmishme. Duke qene se edhe vitet e kaluara aktivitetet nuk kane munguar, bashkia e ka pare te arsyeshme te "luaje" me anen njerezore. Pra, te sjelle dicka me te ngrohte per te gjithe, e vecanerisht per ata qe ndihen me te vetmuar se te tjeret. Keshtu, eshte pare e udhes qe simbolikisht atyre t'u jepen perqafime, duke percjelle ne kete menyre ngrohtesi dhe duke i shpallur lufte vetmise, harreses dhe percmimit. Edhe kete vit, si cdo vit tjeter nuk do te mungojne koncertet madheshtore, pergjate gjithe nates. Ne sheshin "Skenderbej", ne shkallet e Pallatit te Kultures do te zhvillohet koncerti i pervitshem me muzike te lehte, moderne e turbo- folk , me kengetare te njohur ne mbare trevat shqiptare.

Festimet, Rok, hip-hop dhe adrenaline

Me 29 nentor, nga perendimi ne agim, Tirana do te jetoje naten e madhe, "Naten e Bardhe". Hapet keshtu, sipari i qytetit qe nuk shkon te fleje, qe do te ndiqet nga dritat dhe muzika, dhe do te jetoje sipas nje ritmi, i lire nga zhurmat nga mendimet, nga pesha e aktiviteteve te perditshme. Kjo Nate e Bardhe, i eshte dedikuar deshires per te enderruar, per ta pare qytetin me syte e zemres, per te kuptuar dhe shijuar bukurite, embelsite dhe pasurite e tij. Nata e Bardhe eshte pikerisht drita e madhe qe mund te ndeze nje qytet si ky i yni. Shume hapesire do t'iu kushtohet sidomos te rinjve, te cilet do te mund te marrin pjese ne koncerte rok, live per gati 4 ore.

Ndjesi te bardha, tek "Ushtari i Panjohur"

Ne nje nga sheshet urbane me te reja te Tiranes, sheshi tek "Ushtari i Panjohur", te rinj te veshur me te bardha, do te ndertojne nje skene artistike. Nen tingujt e nje pianoje, do te recitohen poezi te autoreve me te njohur shqiptare dhe te huaj, por edhe krijime te vete te rinjve. Gjithashtu, sipas burimeve zyrtare nga bashkia e Tiranes do te vihen ne skene, pjese te ndryshme teatrale, po nga te rinjte. Nga ana tjeter, nje kuartet harqesh do te jete i pranishem here pas here ne skene, per te luajtur pjese te ndryshme klasike, sipas shijeve te qytetareve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›