E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtari i akuzes, kapet ne ryshfet

TIRANË - Ryshfeti 10 mije euro, per te marre denoncimin dhe per ta cuar ceshtjen ne gjykate, ka vene ne pranga nje oficer te Policise Gjyqesore, te Prokurorise se Durresit. Thoma Marina 51 vjec, eshte vene ne pranga ne flagrance, gjate paradites se djeshme. Ndaj tij, ishte depozituar nje denoncim nga nje person, i cili kishte probleme me pronen e tij, qe sipas te dhenave e pretendonin dhe disa persona te tjere. Burime zyrtare te Policise se Shtetit, thane se, 51-vjecari eshte arrestuar gjate operacionit "Qetesia e prishur". I prangosuri Thoma Marina, eshte me arsim te larte, me detyre oficer i Policise Gjyqesore. Burimet kane bere te ditur se, nje qytetar ka qene ai qe ka bere denoncimin kunder 51-vjecarit. Policia e Shtetit dhe Task Forca Kunder Krimit Financiar, kane bere hetimet duke arritur ta kapin oficerin e policise ne momentin kur ka qene duke marre shumen e parave.

Arrestimi i Thoma Marines, u be, pasi u kap ne flagrance per vepren penale te "korrupsionit pasiv nga persona qe ushtroje funksione publike". Ne denoncimin e bere ne polici, qytetari qe sipas te dhenave eshte pronari i tokes, ka deklaruar se, 51-vjecari i kishte kerkuar shumen e majme te parave me qellim qe te zhvilloheshin hetimet. Ishin disa persona qe e pretendonin token, si prone te tyre. Burimet zyrtare thane se, qytetari nga Durresit, qe ligjerisht kishte siperfaqen nen emrin e tij, ka vendosur qe te bente denoncimin qe te zgjidhej ne menyre ligjore. Por ketu ai ka hasur ne kerkesen e 51-vjecarit, oficer ne Prokurorine e Durresit. Shuma prej 10 mije eurosh, per te favorizuar palen ne perfundim te hetimit te dosjes penale.

Ne momentin e arrestimit ketij shtetasi i eshte sekuestruar shuma prej 10 mije eurosh.

Nga hetimet paraprake rezultuar se Marina, me detyre oficer i Policise Gjyqesore ne Prokurorine e Durresit, ka marre shumen prej 10 mije euro, per nje ceshtje penale qe kishte ne hetim. Policia tha se, pas arrestimit te Thoma Marines, dosja i ka kaluar Prokurorise se Tiranes. Nderkaq ai eshte nen akuzen e "korrupsionit pasiv nga persona qe ushtroje funksione publike".

Gjate 11 muajve, 18 police te arrestuar

Brenda ketij viti jane akuzuar dhe arrestuar 18 punonjes policie. Duke nisur nga efektive te rrugores, per marrje ryshfetesh dhe deri prane majave te hierarkise ne polici, per perfshirje ne trafiqe, armesh e klandestines. Te gjithe operacionit te organizuara nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem, kane zbardhur skemat e perfshirjes se kolegeve ne vepra te ndryshme penale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›