E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane, "shperfillet" Pavaresia

Rruget e Tiranes duken mjaft te zymta. Asnje flamur, asnje banderole pershendetese dhe asnje simbol tjeter nuk eshte vendosur ne institucionet publike apo ne rruget kryesore te kryeqytetit, edhe pse dje jane mbushur plot 96 vjet qe nga dita kur Shqiperia u shpall "e mosvarme". E pervec kesaj, dje rruget e Tiranes kane qene me bosh se asnjehere. Te gjendur para kesaj situate indiferentizmi, ata me patriotet kane dale ne rruget kryesore te kryeqytetit, ne pritje te aktiviteteve te mundshme te bashkise. Megjithate, kane pesuar nje zhgenjim te madh. "Cfare pune me te rendesishme paska pasur shteti dhe bashkia qe nuk organizuan qofte edhe nje aktivitet mirenjohes, per te gjithe ata qe jeten ia dedikuan Pavaresise?". Kjo pyetje lexohet ne syte e atyre me te moshuarve, te cilet jane ndjere mjaft te indinjuar ndaj indiferences se atyre qe na drejtojne.

Zymtesia

Me shume sesa moti, zymtesia eshte e pranishme ne rruget e Tiranes dhe ne syte e njerezve. Te parat, nga mungesa e simboleve kombetare, te dytet nga zhgenjimi per shkak te mungeses se aktiviteteve. Perpiqesh me kot, qe ne bulevardin kryesor, apo ne dritaret e institucioneve shteterore te gjesh ndonje shenje perkujtimi per festen e madhe te Pavaresise, por rezultati eshte i paimagjinueshem. Asnjeri nuk e ka vrare mendjen qe te nxirrte nga bodrumet e institucioneve qe drejtojne, qofte edhe nje flamur kuqezi, simboli i shpalljes se Shqiperise "e pavarur". Te vetmit ata qe jane kujtuar, kane qene shtetasit kosovare, te cilet ne bizneset e vogla qe drejtojne, kane vendosur flamuj, ndersa nuk kane ngurruar qe poshte xhuboksit qe i mbron nga i ftohti, te veshin nje bluze me flamur. Nderkaq, te tjere qytetare kane ndezur fishekzjarre ne respekt te kesaj dite, apo kane shkembyer urime me njeri-tjetrin. E, drejtuesit e politikes, te shtetit apo te bashkise se Tiranes, e kane bere nje gje te tille, nen efektin e kamerave, por nuk kane bere asgje tjeter qe te na beje te ndjehemi te lire, pas qindra shekujsh lufte.

Festimet

Duket se vete qytetaret vazhdojne te mbeten te vetmit qe e vleresojne me te vertete diten madhe te pavaresise. Edhe dje ne shenje respekti te kesaj dite ne shume ballkone dhe dritare te pallateve gjeje te varur flamujt kuq e zi. Kjo zgjidhje ne shenje respekti duket se i ka bere karshillek edhe harreses se institucioneve shteterore per kete dite te shenuar. Ne mungese te aktiviteteve ku ata mund te mblidhen dhe te diskutojne ne lidhje me diten e madhe, te moshuarit kane zgjedhur te luajne domino ne lulishte, te cuditur nga indiferenca qe e ka karakterizuar Tiranen kete vit. Shume prej tyre shtrojne pyetjen nese mungesa e "stolisjes" se Tiranes eshte bere per te kursyer, apo sepse askush nuk do t'ia dije nese dje jane mbushur 96 vjet nga dita kur Ismail Qemali ngriti Flamurin e Pavaresise ne Vlore.

Mediat

Me shume duket se festen e kane respektuar dhe kujtuar pikerisht organet e medias. Me se shumti, televizionet kane zgjedhur te vendosin nje logo flamuri, ndersa shfaqnin programet, ndersa ne faqet e internetit te tyre mbizoteron urimi "Gezuar!". Ne fakt, interesimi per aktivitetet e mundshme ne kete dite te madhe ka nisur dite me pare. Te pyetur per dicka te tille, burime nga bashkia e Tiranes preferuan te mos jepnin asnje informacion. Sic duket, kjo nuk ka ndodhur sepse nuk kane dashur ta japin, porse nuk kane pasur c'te japin. Edhe drejtuesit e shteteve te tjera jane kujtuar t'i urojne Shqiperise diten e shpalljes se pavaresise me telegrame, por vete ne, as qe e kemi vene ujin ne zjarr ta respektojme kete feste te shenuar. Ndersa kujton se si eshte festuar kjo dite ne vitet e tjera, vetvetiu te lind pyetja: "A thua rendesia e shpalljes se pavaresise po vjen duke u zbehur, apo dhente Zoti kjo eshte thjesht nje pasoje e indiferences se drejtuesve tane, te cilet ndoshta jane shume te zene duke menduar nese do t'i fitojne zgjedhjet ne vitin 2009?". Ndonese eshte absurde, do te ishte pak me e logjikshme te ishte kjo e dyta, sepse nese do te qendronte argumenti i pare, atehere do te ishte vertet e dhimbshme per te gjithe ata qe dhane jeten qe ne sot, te jemi te lire, dhe nje shtet...

Krosi i munguar, dhe rishpallja e pavaresise

Gjate vitit te kaluar, atmosfera e festes ka qene mjaft e ndezur. Madje, aktivitetet filluan qe me 26 nentor te vitit 2007, kur u zhvillua krosi i Pavaresise. Kjo gare eshte bere ne rruget te cilat mbajne emrat simbolike te kesaj dite, duke nisur nga rruga "Ismail Qemali", "Sheshi i Pavaresise" dhe rruga "28 Nentori", qe perfundon prane bashkise". Gjithashtu, po vitin e kaluar me rastin e shpalljes se Pavaresise u be edhe ceremonia e Levizjes se Flamurit nga 12 pasardhesit e figurave qe ngriten flamurin para rreth nje shekulli. Behet fjale per perfaqesues te Toptaneve, nga familja e Abdi, Murat, Refi dhe Fuat Toptani, te cilet kane qene ne grupin e 12 personaliteteve qe kane shpallur pavaresine e Tiranes. Gjithashtu ka pasur edhe perfaqesues te familjes Pazari, Banka, Nishku, Ndroqi, Shehri, Papajani, si dhe Deliallisi qe moren pjese ne ate aktivitet. Ngritja e flamurit ne menyre simbolike eshte shoqeruar gjate vitit te kaluar edhe nga ansambli "Tirana" dhe nga orkestra frymore e bashkise. Megjithate, sivjet, asgje e tille nuk u be, qofte edhe per syte e botes, te cilet me siguri kane mbetur te cuditur se si nje ngjarje aq e shenuar te mos perkujtohet, qofte edhe thjesht me "stolisje" te Tiranes me flamuj.

Bien shitjet e simboleve shqiptare

Kane rene ndjeshem dje, shitjet e simboleve kombetare neper pikat ku tregtohen zakonisht. Habine e kane shprehur edhe vete shitesit, te cilet thone se me shume flamuj blihen kur ka ndonje ndeshje, apo ngjatje tjeter, sesa me rastin e shpalljes se pavaresise. Bleresit e artikujve dhe suvenireve me simbolet kombetare, sipas tregtareve, ne shumicen e rasteve jane shtetas te huaj ose emigrante shqiptare, te cilet i blejne si dhurata.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›