Pronaret: Cmimi i trojeve, jo real

Shoqatat e ish-pronareve nuk jane te kenaqura me rritjet e fundit te bera nga qeveria, per sa i perket cmimeve te reja te vleres se trojeve, ne qytetet kryesore te vendit. Keshtu, kryetari i shoqates Pronesi me Drejtesi, Reshit Vorpsi deklaroi se, cmimet e vendosura nga qeveria nuk paraqesin nje rritje reale, por vetem nje rrumbullakosje te cmimeve te meparshme. "Jane cmime te vendosura apriori ne tavoline, dhe jane te njejta cmime qe kane qene edhe vitin e kaluar. Qeveria s'ka bere asgje, vetem ka rrumbullakosur cmimet dhe i ka lene me kufij maksimal dhe minimal", deklaroi Vorpsi, teksa ka shpjeguar vendimin e fundit te qeverise ne lidhje me ndryshimin e hartes se cmimeve te trojeve ne vend. Sipas tij, ndonese ne shifra cmimet e reja jane rritur ndjeshem per disa zona kryesore te Tiranes, perseri keto cmime te vendosura nuk mbulojne disnivelin e vlerave qe ka ne zonat e tjera. "Cmimet ne disa zona te Tiranes jane te rritura, por jane ne nivel te njejte me cmimet minimale fiskale, qe perdor qeveria per efekt te 10%, pra takses se shitjes. Keto dy cmime duan te mbulojne kete disnivel vlerash, qe kane gjithe zonat e tjera", deklaroi edhe kryetari i shoqates, Pronesi me Drejtesi. Madje sipas Vorpsit, cmimet e lena te levizshme per nje pjese te zonave ne Tirane, jane edhe tendence per abuzime. "Nese 32 zonat e Tiranes i kane grupuar ne shtate zona te medha, do te kemi parasysh qe ne pjesen me te madhe, cmimet jane me diapazon, me cmime minimale dhe maksimale, te cilat perhere jane me nje tendence abuzive", paralajmeron Reshit Vorpsi ne fjalen e tij. Po keshtu, kryetari i shoqates Pronesi per Drejtesi thekson se keto cmime te reja jane vendosur nga Ministria e Drejtesise, pa u konsultuar me metodiken e krijuar nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. "Keto cmime te dala ne vendimin e Keshillit te Ministrave, jane ne kundershtim me metodiken. Jane cmime te vendosura apriori ne tavoline, dhe jane te njejta cmime qe kane qene edhe vitin e kaluar. Ështe anormale te mendosh se cmimet e tregut per Tiranen nuk kane levizur per nje vit", deklaron ne fjalen e tij, Vorpsi ne lidhje me cmimet e reja te vendosura nga Keshilli i Ministrave. Pak dite me pare qeveria me propozim te ministrise se Drejtesise miratoi cmime te reja, ne lidhje me vleren e trojeve ne kryeqytet dhe ne qytetet e tjera te vendit10 Per qind E takses se shitjes, sipas Vorpsit eshte modeli qe ka perdorur qeveria per te percaktuar rritjen. Per te, cmimet ne disa zona te Tiranes jane te rritura, por jane ne nivel te njejte me cmimet minimale fiskale.
Kryetari i shoqates se ish-pronareve "Pronesi me Drejtesi", Vorpsi foli dje per rrezikun e korrupsionit qe mund te vinte nga cmimet me kufij maksimale dhe minimale te vendosura per procesin e kompensimit ne nje pjese te qyteteve, si edhe ne Tirane. Sipas tij, ky mund te behej edhe rrezik per abuzime dhe ryshfete.
Reshit Vorpsi deklaroi se dy zonat qe kane pesuar rritje te konsiderueshme te cmimit ne Tirane jane ato te ish-bllokut dhe Komunes se Parisit. Por sipas Vorpsit, me keto cmime qe jane vendosur nuk do te kete asnje perfitues nga fondi 500 milione leke per kompensimin e ish-pronareve, shume e vogel kjo.
Vorpsi: Shuma prej 500 milione USD, qesharake
Kryetari i shoqates, Pronesi me Drejtesi deklaroi dje se numri i pronareve te cilet do te kompensohen nga fondi 500 milion leke nuk do te jete ne shifrat qe theksohet. Sipas Vorpsit, duke qene se diskutohet per mijera hektare shuma 500 milioneshe eshte qesharake. "Thuhet se do kompensohen 600 pronare, por kjo gje eshte e fryre. Vjet kane qene 28 pronare qe jane kompensuar", thekson Vorpsi ne fjalen e tij. Nga ana tjeter sipas kryetarit te Pronesi me Drejtesi, perderisa ky 500 milionesh do ndahet ne gjithe territorin e Republikes kuptohet se do te rritet numri i pronareve, per efektin e thjeshte fare, se cmimi mesatar i kompensimit do te jete me i rritur.
"Agjencise se Kthimit te Pronave i ka rene vlera"
Shoqata e ish-pronareve, Pronesi me Drejtesi u shpreh dje kunder varesise se Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave nga ministria e Drejtesise. "Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave me ligj varet nga keshilli i Ministrave dhe sot ka perfunduar ne nje drejtori te thjeshte te Ministrise se Drejtesise", deklaron Reshit Vorpsi ne fjalen e tij. Po keshtu ai thekson se tashme kjo agjenci nuk eshte ndonje strukture qe varet direkt nga qeveria, por i ka rene vlera fare deri ne nivelin e nje drejtorie te thjeshte prane Ministrise se Drejtesise. Ne kete kuader Vorpsi mendon se eshte e jashteligjshme qe te jete Ministria e Drejtesise, ajo qe te publikoje edhe cmimet e reja te truallit.