Republika e Kosoves feston Pavaresine e Shqiperise

Kosova festoi dje shpalljen e Pavaresise se Shqiperise. Gjithashtu per qytetaret e shtetit me te ri ne Ballkan, 28 Nentori eshte dite e vecante per ta, pasi eshte edhe ditelindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja e pare publike te pjesetareve te UCK-se. Me rastin e ketyre datave te shenuara te historise, shqiptaret e Kosoves festuan ne menyra te ndryshme. Mirepo kete vit per te paren here 28 Nentori ne Kosove nuk eshte feste shteterore, pasi institucionet me ligj e kane perkufizuar ate si feste memoriale, ndersa nuk kane organizuar asnje manifestim. Institucionet e Kosoves me ligj e kane perkufizuar 28 Nentorin jo si feste zyrtare, por si dite memoriale dhe nuk kane paralajmeruar asnje organizim te vecante. Shoqeria civile ka bere qe sheshi "Nena Tereze" ne Prishtine te frymoje kuq e zi. Per here te pare Dita e Flamurit zyrtarisht eshte shenuar si "Dita e Shqiptareve", emer ky jo i pranuar nga qytetaret dhe nga disa subjekte politike. Zedhenesi i qeverise, Memli Krasniqi, tha deklaroi dje se Kosova e ka shpallur pavaresine me 17 shkurt dhe kjo eshte dita me e madhe per te gjithe qytetaret e Kosoves. Mirepo, Levizja per Bashkim dhe Integrim thote se nuk e njeh ligjin, per festat shteterore ne Kosove. Kete mendim e ndane edhe lideri i Vetevendosjes, Albin Kurti, i cili thote se per nje feste te pesefishte qe kombet e tjera do te kishin pasur deshire ta kene, te punohet ne Kosove, eshte antishqiptare. Nderkaq, Muhamet Mala, historian thote se heqja e 28 Nentorit nga kalendari i festave shteterore eshte kafshate e hidhur qe eshte bere per shkak te njohjes se pavaresise ne aspektin nderkombetar. Me 28 Nentor me gjase qytetaret e Kosoves jane zgjuar me nje dileme te madhe, nese kjo feste e madhe kombetare do te festohet sikur e thote ligji, apo si ne te kaluaren, kur kjo feste i ka bashkuar te gjithe shqiptaret.