Nata e Clooney’t, “Artistit” dhe “Ndarjes”
_575910.jpg)
Filmi “Ndarja” trajton historinë e një çifti të martuar i cili përballet me dilemën nëse duhet të largohet nga Irani. Filmi ka mposhtur filmat konkurrentë që vinin nga Kina, Belgjika e Spanja, si dhe filmin dygjuhësh për luftën në Bosnje e Hercegovinë, me regji të Angelina Jolie.
Deri më tani filmi “Ndarja” është shpërblyer edhe me çmimin Golden Bear (Ariu u Artë), si filmi më i mirë në Festivalin e vjetëm filmik në Berlin.
Shpërblimet Golden Globe konsiderohen çmimet e dyta më të rëndësishme filmike pas atyre Oscar, por edhe si njëlloj treguesi se kush mund të jenë favoritët për Oscar.
Kush ishin fituesit e tjerë?
Filmi bardh e zi “Artist” fitoi tre çmime Golden Globe. Ai triumfoi në kategoritë si komedia më e mirë, dhe atë të muzikës më të mirë, ndërkohë që u shpërblye edhe aktori kryesor në film, Juan Dujardin. Filmi “Pasardhësit” u shpall si drama më e mirë, ndërsa aktorit kryesor të filmit, George Clooney, iu nda çmimi Golden Globe për rolin më të mirë të mashkullit.
Në mesin e fituesve të tjerë ishte edhe aktorja Meryl Streep, për rolin e kryeministres britanike Margaret Tutcher, në filim ‘The Golden Lady”, dhe Michelle Williams, për interpretimin në filmin “Java Imme me Merilyn”.
Gjatë marrjes së çmimit Streep i falënderoi “të gjithë ata në Angli që e lejuan të shkoj atje dhe t’ua shkel mbi historinë”.
Martine Scorsese u shpall për regjisorin më të mirë, falë filmit “Hugo”, përderisa Steven Spielberg u shpërblye për kualitetin e animacioneve në filmin “Aventurat e Tintin. Veterani Christopher Plummer fitoi çmimin për rol episodik, për filmin “Fillestarët”, kurse Octavia Spencer mori një Gloden Globe për kategorinë e rolit episodik të aktoreve, për rolin e saj të shërbëtores në filmin “Ndihma”.
Pop ylli Madonna u nderua me shpërblim për kompozimin e këngës “Master-piece”, për dramën historike ‘V.E.”. Ndërkaq, si filmi më i mirë në gjuhë të huaj (joangleze) u përzgjodh “Ndarja”. Filmit të Woody Alen, “Mesnata në Paris”, iu nda çmimi për skenarin më të mirë.