Frike nga ushqimi DSHP Produkte pa kontroll ne tregje
Tregtimi i mjaft produkteve ushqimore në Gjirokastër bëhet jashtë të gjitha standadeve dhe kushteve të paravendosura. Alarmin për këtë gjendje e jep shefi i monitorimit e vlerësimit në drejtorinë e shendetit publik në Gjirokastër, Bledar Ahmeti.
Nga kontrollet e kryera prej kësaj zyre jane konstatuar shkelje të normave elementare të tregtimit, duke mos dhënë asnjë garanci për konsumatorin. Ahmeti ngre shqetësime për tregtimin e peshkut ndanë rrugëve, të mishit të pakontrolluar nga specialistët, apo produkteve të tjera ushqimore .
“Peshku mund të tregtohej në kushte frigoriferike të cilat bëjnë dhe rolin e zinxhirit ftohës, nga vendi ku ai zihet deri në tek konsumatori apo rrjeti tregtar”-tha Ahmeti.
Shqetësimi për kushtet e tregtimit të produkteve ushqimore, është ngritur disa herë dhe jo vetëm për Gjirokastrën. Dhe pse ushtrohen kontrolle dhe vendosen gjoba,nga strukturat përkatëse situata mbetet problematike.