Zjarret në vend, në Fushë Krujë rrezikohet një depo dinamiti
DIBER-Situata me zjarret në vend vazhdon. Zjarret sot në Dibër e Fushë Krujë kanë vënë në alarm forcat zjarrfikëse në vend.
Korrespondenti i News24 nga Fushe Kruja bëri të ditur se një zjarr i madh është evidentuar sot pranë fabrikës së cimentos në Fushë Krujë. Situata bëhet kritike pasi zjarri po përparon drejt një depoje me dinamit. “Zjarri lindi ne pyllin ne lindje te fabrikes se cimentos, flaket perparuan drejt fabrikes. Por ajo qe po krijon panik eshte se flaket rrezikojne shpërthimin e nje depo dinamiti te fabrikes qe sherben per shperthimin e gureve".
Zjarrfikes nga Lezha, Durresi, Tirana e Laci, po punojmë intensivisht për shuarjen e flakëve, por era po i favorizon ndjeshëm ato. Mesohet se lufta me e madhe po perqendrohet per te vituar flaket nga depoja me dinamit pasi shperthimi i saj do te shkaktonte nje katastrofe ne zone.
Zjarrt djegin pyjet në Lurë
Zjarret prej dy ditesh në zonën e Dibrës kanë shkrumbuar plot 25 ha pyje në Parkun e Lurës. Zjarri është aktivizuar prej ditësh së djeshme dhe sot ka përpirë sipërfaqe të tëra me pyje nga Parku Kombëtar i Lurës.
Nga vendgjarja mësohet se një avion turk ka ndërhyrë disa herë nga ajri, por përsëri nuk është bërë e mundur shuarja e falakëve.
Situata paraqitet emergjente pasi temperaturat e nxehta favorizojnë përparimin e flakëve. Ndërkohë që forcat zjarrfikëse nuk e kanë ndalur asnjë cast punën në terren.
Kukes
Vazhdojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të zjarrit që ka përfshirë masive të tëra të pyjeve të rrethit të Kukësit. "Situata është drejt përmirësimit në krahasim me një ditë më parë në disa zona si në atë të Pakishtit, të Zapodit, të Lojmes, etj", thotë përgjegjësi i zyrës së emergjencës civile në prefekturën e Kukësit, Azem Tema.
Sipas tij, "problem mbetet zona e Qafë Zbinecit dhe Qafë Kombit ku flakët e zjarrit janë ende jashtë kontrollit, ndërsa pritet ndihma nga ajri për vënien nën kontroll të situatës në këto vatra zjarri".
Zgjerimi i vatrave të zjarrit ka rritur edhe shqetësimin e komunitetit përreth tyre. "Në këtë proces janë angazhuar mjaft banorë të fshtarave të komunës, pasi nga flakët e zjarrit po dëmtohen mjaft edhe të mbjellat e tyre", thotë kryetari i komunës së Zapodit, Dan Kaloshi. Për mbajtjen nën kontroll të vatrave të zjarrit janë angazhuar mbi 100 persona, ushtarë, punonjës të ndërmasrjes së shfrytëzimit pyjor dhe banorë të fshatrave përreth.
Ndërkohë, si rrjedhojë e zjarreve deri tani në masivet pyjore të këtij rrethi, sipërfaqja e dëmtuar arrin në rreth 12 ha pyje.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Zjarret ne Vlorë, nis procedimi penal për 4 persona