Varrezat e Shengjinit komuna nderhyn per mirembajtjen
Për herë të parë pas shumë vitesh, ka filluar sistemimi i varrezave publike të Shëngjinit. Për shkak të mungesës së kujdesit, këto varreza janë mbushur me barëra dhe ferra. Shërbimet Publike të Komunës së Shëngjinit kanë ndërhyrë për të ndryshuar pamjen e varrezave duke bërë jo vetëm pastrimin por edhe rrethimin e tyre.
Sistemimi dhe mirëmbajtja e varrezave është një detyrim ligjor, por edhe moral në respekt të atyre që janë ndarë nga jeta, deklaroi kryetari i Komunës së Shëngjinit Salvador Kaçaj.
“Kemi një detyrim njerëzor dhe moral, por edhe ligjor. E kemi për detyrë t’i mirëmbajmë dhe besoj se po bëjmë një punë shumë të mirë, shumë të rëndësishme për komunitetin tonë dhe gjatë gjithë vitit do ta mirëmbajmë dhe pastrojmë”-tha Kaçaj.
Sistemimi i të 4 varrezave publike në Shëngjin, lagjen “Nënë Tereza” dhe 2 varrezave në Ishull Lezhë pritet të përfundoj brenda pak ditësh.
Lindita Kokaj