E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nata e befasive

E mërkura ka qenë nata e befasive në Ligën e Kampionëve. Edhe pse nuk pritej, gjigantët si Real Madrid, Milan, Arsenal e Manchester City, pësuan humbje në përballjet përkatëse.

Madrilenët u mposhtën nga Borussia Dortmundi me rezultat 2:1. Golat për vendësit i realizuan Leëandoëski e Schmelzer, kurse për madrilenët golin e pamjaftueshëm e shënoi Cristiano Ronaldo.

Malaga e thelloi krizën e Milanit duke e mundur me meritë 1:0. Spanjollët e humbën një penallti, kurse Joaquin ia siguroi tri pikë mrekullisë Malaga.

Arsenali u befasua në shtëpi nga Schalke (0:2), që iu falënderua golave të Huntelaar e Afellay, ndërkaq Manchester Cityt ia vështirësoi punët e kualifikimit Ajaxi, që e mundi 3:1.

Nasri e kaloi në avantazh kampionin anglez, por holandezët u rikthyen furishëm duke realizuar tre gola me anë të Jong, Moisander e Eriksen.

Liga e Kampionëve

Grupi A

Rezultatet

Porto – Dynamo Kiev 3:2

Dinamo Zagreb – PSG 0:2

Tabela

1. Porto 9 pikë

2. PSG 6

3. Dynamo K. 3

4. Dinamo Z. 0

Grupi B

Rezultatet

Arsenal – Schalke 0:2

Montpellier – Olympiakos 1:2

Tabela

1. Schalke 7

2. Arsenal 6

3. Olympiakos 3

4. Montpellier 1

Grupi C

Rezultatet

Zenit – Anderlecht 1:0

Malaga – Milan 1:0

Tabela

1. Malaga 9

2. Milan 4

3. Zenit 3

4. Anderlecht 1

Grupi D

Rezultatet

Ajax – Manchester City 3:1

Dortmund – Real Madrid 2:1

Tabela

1. Borussia D. 7

2. Real M. 6

3. Ajax 3

4. Man City 1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›