Ozil, ndër më të mirët në botë

Sami Khedira ka gjetur kohë për ta lavdëruar bashkëlojtarin te Real Madridi, Mesut Ozil.
Ish futbollisti i Werder Bremenit ka probleme ta gjejë formën më të mirë në muajt e parë të sezonit, por bashkëkombësi i tij beson se shumë shpejt do të shihet Ozili i vërtetë.
“Ai është njëri prej lojtarëve më të mirë në bot sot. Është përshtatur mjaft mirë në pozitën e tij në Real, ndërsa mund të përmirësohet ende në aspekte të ndryshme. Ai e di këtë dhe unë i ia kam thënë sinqerisht si një shok. Mirëpo, mendoj se me kualitetet që ka, tashmë është ndër më të mirët në botë”, deklaroi 25 vjeçari Khedira për ueb faqen zyrtare të Realit.