Liverpooli, pas Huntelaarit

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, i ka drejtuar sytë kah sulmuesi i Schalkes, Klaas-Jan Huntelaar për ta shuar krizën e sulmuesve në Anfield Road.
Pasi dështoi ta zëvendësonte Andy Carrollin e larguar, klubi anglez po e vuan lëndimin e Fabio Borinit dhe ka mbetur me sulmuesin e vetëm Luis Suarez.
Rodgers ka folur shpesh për dëshirën e tij që ta angazhojë një sulmues në janar dhe, sipas tabloidit britanik Daily Mail, sulmuesi holandez shihet si lojtari ideal për Reds.
Pas eksperiencave dështuese në Real Madrid e Milan, Huntelaar ka ‘lulëzuar’ në Gjermani, ku është bërë sulmuesi kryesor i Schalkes.