E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Rios kyçet në futboll

Usain Bolt nuk po mendon vetëm për atletikën. Sprinteri amerikan zbulon se pas Olimpiadës që do të mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit në vitin 2016 planifikon ta fillojë karrierën si futbollist.

Njeriu më i shpejtë në botë i ka bërë një vizitë vendit organizator të Olimpiadës së ardhshme. Kampioni i dyfishtë olimpik i garës në 100, 200 e 4x100 metra me stafetë ka konfirmuar se do të pensionohet nga atletika pas 4 vjetësh.

“Kam luajtur futboll, e adhuroj këtë sport. Kam luajtur në disa ndeshje bamirësie, por është diçka që vërtet dua ta provoj. Besoj që pas Rios do të shkoj në pension dhe do ta shoh nëse do të jem i aftë të luaj futboll. Besoj se po”, ka thënë xhamajkani në konferencë për shtyp.

26 vjeçari, tifoz i Manchester Unitedit, ka thënë se nuk ndihet i preokupuar që do ta festojë ditëlindjen e 30-të, pikërisht në ditën e fundit të Olimpiadës së Rios.

“Si 27 vjeç jeni në kulmin e formës, por nëse punoni mirë, mund të vazhdoni. Mendoj se nëse vazhdoj të stërvit me të njëjtin ritëm në këto vite, mund t’ia dal mbanë. Por, nuk po preokupohem shumë për këtë punë”, përfundoi Bolt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›