E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet ministri i Shendetesise. Plagoset edhe Pellumb Pipero

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe Drejtori i Politikave Shëndetësore  Pëllumb Pipero, janë plagosur në një aksident rrugor tqë ka ndodhur në  aksin Peqin – Elbasan. Sipas të dhënave ministri Vasili ka marrë plagë të lehta në kokë, ndërkohë që më rëndë është plagosur drejtori i politikave shëndetësore Pëllumb Pipero, por gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. 

Pas aksidentit ata janë dërguar në spitalin e Elbasanit dhe pas janë sjellë me helikopterë në spitalin ushtarak në Tiranë, për t’iu nënshtruar një kontrolli mjekësorë më të hollësishëm.  

Sipas burimeve zyrtare të policisë automjeti  në të cilën udhëtonte ministri i Shëndetësisë është përplasur rreth orës 10:00 të paradites me një makinë tjetër me targa kosove në vendin e quajtur Papër. Sipas të dhënave paraprake policia thotë se aksidenti ka ndodhur si pasojë e ndonjë veprimi të gabuar të drejtuesit të mjetit me targa kosove. Ministri i shëndetësisë Petrit Vasili po udhëtonte drejt Elbasanit për një takim pune. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›