Natali Veliaj nesër tregon emrat

Shtyhet për nesër marrja në pyetje e shtetases gjermane, Natali Velijaj, e arrestuar ditë më parë si e dyshuar për afera korruptive me pasaporta në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ishte paralajmëruar se ajo do t’i bënte publik emrat e atyre të cilëve ua ndau shumën e caktuar prej 1.4 milionë eurove.
Në dëshminë e saj të mëhershme Natali Velijaj ka thënë t’u ketë shpërndarë 5 zyrtarëve të lartë të MPB-së 1.4 milionë eurot e tenderit të pasaportave biometrike, shumicën prej tyre nëpërmes xhirollogarive, por disa edhe kesh.
Sipas avokatit të saj, Tomë Gashi, shtetasja gjermane Velijaj ka qenë e autorizuar me shkrim nga kompania austriake që ta bëjë një gjë të tillë./Indeksonline/