E Shtunë, 31 Tetor 2026

Natalie Cole kryen transplantin e veshkes

Kengetarja amerikane Natalie Cole ka kryer transplantin e veshkes ne spitalin e Los Anxhelos. Lajmin e ka konfirmuar zedhenesi i saj, sipas te cilit gjendja e saj eshte e mire.

“Mjeket i kane keshilluar te shtyje datat e turneut veror, derisa ajo te marre veten per tre, ose kater muaj”, ka thene ai.

Qe prej muajit shtator, vajza e kengetarit-aktor, King Cole, i eshte nenshtruar dializes tre here ne jave, edhe pse ka vazhduar te shetise neper bote per te prezantuar albimin e saj te ri, “Still Unforgettable”.

Datat e reja te koncerteve te Cole do te njoftohen se shpejti.



Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›