E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nataliteti në rënie e sipër!

Nataliteti në vendin tonë ka shënuar rënie në 13 vitet e fundit. Rënia e natalitetit ka rënë nga viti në vit. Derisa në vitin 2000 në Kosovë kanë lindur mbi 30 mijë, në vitin 2011, ky numër ka rënë për 12 mijë fëmijë, pra ka rënë në 27 mijë.

Sipas eksperteve shkaqet për këtë janë të ndryshme, siç është edukimi i femrave, avancimi i tyre në punë etj. Në vitin 2000 kanë qenë të raportuara 39 mijë e 091 lindje, ndërsa në vitin 2004 ky numër ka rënë në 30 mijë e 925 lindje.

Numri i lindjeve ka shkuar vazhdimisht duke rënë. Në vitin 2006, numri i lindjeve ka rënë në 28 mijë e 404 lindje, kurse në vitin 2011 ky numër ka rënë në 27 mijë e 548 lindje, shkruan zëri.

Myrvete Paçarada, drejtoreshë e Klinikes Gjinekologjike në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka thënë se çdo vit numri është duke rënë më shumë. Sipas saj, nga viti në vit numri i lindjeve është duke rënë.

Ndërkohë, çiftet thonë se kushtet ekonomike kanë bërë që ata të mos bëjnë shumë fëmijë sikurse kanë bërë të parët e tyre. Çifti Jusuf e Antigona Sherifi thonë se planifikimin e familjes e kanë bërë të dy se bashku.

“Ne i kemi dy fëmijë, vajzën 4 vjeçare dhe djalin 1 vjeç, me kaq e kemi përfund planifikimin familjar”, ka thënë Antigona. Sipas saj, edhe kushtet ekonomike kanë bërë që mos të kenë më shumë fëmijë.

“ Punojmë të dy për ta mbajtur familjen. Kushtet ekonomike po janë shumë të vështira për këtë edhe po mundohemi që fëmijëve t’ua plotësojmë kushtet”, ka thënë Sherifi . Ndërkaq, sipas Skender Sylës, udhëheqës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, kjo rënie ka ardhur si pasojë e edukimit të femrave, dhe se vendi ynë është duke kaluar në transicion.

“Në Kosovë, çiftet vendosin vetë për planifi kimin e familjes, nuk jemi shtet që ka recension, apo politika se sa fëmijë duhet t’i kemi, jemi shoqëri në tranzicion, tani edhe femrat punojnë janë më të avancuara, dhe nuk dëshirojnë të kenë shumë fëmijë,” ka thënë Syla.

Gjithashtu Syla ka thënë se shkaktar të tjerë mund të jenë edhe zhvendosja e popullsisë që nga pas lufta , nga vendet rurale në ato urbane, ku ka bërë që jeta të jetë më dinamike. Syla ndër të tjera ka thënë se ky trend do të vazhdojë të jetë i tillë edhe për një kohë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›