E Diel, 1 Nëntor 2026

Tunizi perleshje vdes manifestuesi

Mohamed Bouazizi, tuniziani i ri që i kishte vënë vetes zjarrin më 17 dhjetor në Sidi Bouzib, në qendër të Tunizisë, ka vdekur si pasojë e dëmtimeve që ka pësuar.

Akti i tij nxiti një seri manifestimesh të dhunshme në të gjithë vendin.

Lajmin e ka bërë të ditur Souhayr Belhassen, president i Federatës së Ligës së të Drejtave të Njeriut.

I riu, një shitës ambulant i paligjshëm, i vuri vetes flakën kur policia i kishte sekuestruar mallin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›