E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, banorët e evakuuar largohen nga konviktet

Konviktet e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, pothuajse janë liruar plotësisht nga banorët e strehuar atje që në fillim të dhjetorit të vitit të shkuar ku uji mbuloi mbi 10 mijë hektarë tokë.

Familjet e sistemuara në konviktin e Universitetit "Luigj Gurakuqi" ka 2-3 ditë që e kanë boshatisur atë plotësisht, duke i hapur rrugë rifillimit të procesit mësimor në këtë universitet. 

Rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Artan Haxhi, tha personeli i drejtorisë së konvikteve ka punuar në këto dy ditë me intensitet të lartë, duke bërë të mundur që gjithçka të jetë gati për pritjen e studentëve konviktorë.

Studentët ndërprenë mësimin pas vendimit të marrë nga qeveria në dhjetor, teksa pritet që këto ditë të rifillojë sërish procesi mësimor.  Dhomat në konvikte janë tashmë të gatshme për pritjen e tyre. Gatë periudhës së akomodimit të familjeve të evakuuara ka pasur edhe dëmtime të pjesshme të konviktit, por me ndërhyrjen e bërë në këto dy-tre ditë, situata është normalizuar.

                                                                                             2011-01-05 11:06
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›