Natë e përgjakur në Spanjë, protestuesit: Rajoy dorëhiqu!
SPANJE- Madrid gjatë demonstratave kundër skandalit të korrupsionit që ka përfshirë kryeministrin Spanjoll Mariano Rajoy. Demonstrata nisi në mënyrë paqësore përpara selisë së Partisë Popullore ne pushtet, por degjeneroi pas mesnate. Dhjetëra njerëz, përfshirë edhe oficerë të policisë u plagosën ndërsa një person u arrestua. Probleme të ngjashme u raportuan edhe në Valencia.
Udhëheqësi i opozitës Socialiste Alfredo Pérez Rubalcaba akuzoi Partinë Popullore se ka marrë peng parlamentin duke ndihmuar kryeministrin Rajoy të shmangë interpelancën përpara deputetëve. Ish-arkëtari i partisë së tij Luis Barcenas ka pohuar në gjykatë se u ka dhënë krerëve të partisë para nga një fond i fshehtë, përfshirë këtu edhe kryeministrin Rajoy. Gazeta El Mundo ka botuar atë që konsiderohet si lista origjinale të partisë, ku tregohen qartë pagesat e jashtëligjshme që kanë marrë kryeministri dhe figura të tjera të larta të partisë. Por Rajoy vazhdimisht ka mohuar akuzat.
(e.m/News24/BalkanWeb)