E Shtunë, 31 Tetor 2026

Natë magjike në "San Siro", Barcelona likuidon Milanin

MILANO - Barcelona ka triumfuar 3-2 ndaj Milanit, në një ndeshje spektakolare dhe emocionuese të zhvilluar mbrëmë në "San Siro". Katalanasit kanë treguar edhe njëherë superioritetin e tyre, duke fituar në një fushë aspak të lehtë dhe duke siguruar matematikisht vendin e parë në grup.

Milanit ndërkohë i duhet të kënaqet me vendin e dytë, ç'ka do të thotë një short më pak i favorshëm për turin e të tetave të finales. Ndeshja e mbrëmshme nisi me Milanin më kërkues, por në minutën e 13-të ishte Barcelona që kaloi në avantazh. Pas një aksioni të bukur në zonë, topi i futur nga e majta nga David Vija u shty në rrjetë nga Mark Van Bomel, i vënë nën presion nga Ksavi. Zllatan Ibrahimoviç barazoi 7 minuta më vonë, pas një asisti të bukur të Klarens Sedorf. Mesi, ashtu si Robinjo për Milanin, gaboi një rast 2 metra larg portës. Gjithsesi, çerek ore para fundit argjentinasi shënon golin e avantazhit për Barçën, pas një penalltie të fituar nga Ksavi. Pjesa e dytë nisi me një tjetër Milan. Pas 9 minutash, Kevin Prins Boateng barazon shifrat, me një aksion të bukur personal. Ai mori një top nga Ibra dhe pas një shmangie të bukur me finte, mposhti Viktor Valdes. Gjithsesi, Barça tregoi se ishte futur në fushë për fitore, duke realizuar edhe golin e tretë. Ksavi mori një pasim të artë nga Mesi dhe mposhti i qetë Abiaton në zonë, duke i dhënë fitoren Barcelonës.

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Turni i pestë i Champions

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›