E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujdesi eshte me i mire se dramaticiteti - Vendimet e samitit per euron jane te arsyeshme

Po shtohen zerat jo vetem ne Gjermani por edhe ne vendet tjera te cilet mendojne se duhet percaktuar linjat e kuqe. Deri ku do te shkojne gjerat Se shpejti per nje pakete te dyte ndihmash kane nevoje edhe Portugalia dhe Irlanda Spanja do te kete nevoje per nje pakete e ndoshta edhe Italia Kur eshte pika e fundit Dhe para se gjithash cilat jane motivet per kursime ne qofte se dihet se secili vend do te ndihmohet Otmar Issin eshte i mendimit se Greqia duhet te dale nga zona e euros ne qofte se serish futet ne borxhe. Ky mendim duket i pershpejtuar por me siguri qe ka vend per mendime te ketilla.

Kerkesat dhe pritjet e shprehura ditet e fundit ishin diku ne mes te ketyre dy ekstremeve ndihmave te pafund dhe daljes nga zona e euros. Kancelarja gjermane Angela Merkel keto dite tha se problemi nuk eshte zgjidhur. Futja e bankave dhe sigurimeve private ne kete proces eshte dicka e re por kjo nuk e zgjidh tere problemin. Greqia me nje plan te ri Marshall duhet te aftesohet per konkurrence ne treg. Dhe jo vetem Greqia por edhe vendet tjera te cilat kane probleme te medha dhe kane nevoje per mbeshtetje si Portugalia dhe Irlanda. Edhe ato kane nevoje per kredi me kushte me te volitshme qe do te thote se kane nevoje per shuma te medha.

Por a mjafton kjo Vetem reagimi pozitiv i tregjeve ne kete moment nuk do te thote asgje. Kjo ka ndodhur edhe ne situatat e kaluara. Pas cdo samiti eshte thene se tani eshte vendosur qetesia. Ndekohe qe pak muaj me vone eshte dashur te mbahet edhe nje samit tjeter per te derguar sinjale te reja te qarta ne tregje.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Redaktori i Deutsche Welle-s Christoph Hasselbach.

Megjithate ka nevoje per kujdes. Nje hap dramatik te cilin e kerkojne tani shume njerez do te kishte edhe pasoja dramatike ne rast deshtimi. Nderkohe qe duhet thene se hapat me dramatike i kerkojne ata te cilet nuk do prekeshin nga pasojat e vendimeve te tilla. Me mire eshte te mbash edhe tre samite te tjera se sa te vendosesh per nje hap dramatik i cili mund te kete pasoja shume te renda.

Autor Christoph Hasselbach

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›