E Shtunë, 31 Tetor 2026

National Enquirer: Angelina Jolie ka vetëm 3 vite jetë

Angelina Jolie është e shqetësuar se ajo ka edhe më pak se 3 vite jetë. 

Jolie në mënyrë sekrete ka bërë një “listë” të qëllimeve për të realizuar para se të vdesë, ka shkruar National Enquirer. 

Sipas burimeve të kësaj reviste, Jolie po beson se do ketë fatin e disa familjarëve të saj që vdiqën të rinj nga kanceri i gjirit, teksa pak kohë më parë vetë hoqi të dy gjinjtë, për të minimizuar rrezikun e kancerit të gjirit. 

“Angelina përpiqet ta jetojë jetën në mënyrë maksimale, pasi mendon se nuk ka edhe shumë kohë të mbetur. Ajo do të bëjë gjithçka që mundet për ta zgjatur jetën e saj, por vërtet besoj se ajo nuk do të arrijë as në mes të të 40-tave”, ka thënë burimi. 

Kjo revistë në vitin 2011 ka shkruar se Angelina ishte e varur nga pilulat e dietës. Në vitin 2012, revista kishte shkruar se Angelina ka shenja të hepatitit C dhe ka nevojë për një transplant për të jetuar. 

Prillin e kaluar, duke iu referuar dobësimit drastik të saj, ishte shkruar se Jolie ka pësuar “kolaps” në Afrikë. 

Por gossipcop shkruan se: “Gjithmonë dhe gjithmonë kjo revistë ka shkruar lajme të rreme për Angelinën”.
(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›