E Shtunë, 31 Tetor 2026

Natyrshmeria e identitetit

Me ne fund zeri shqiptar i rilindjes eshte zgjuar dhe po del ne publik skema e vjeter e donkishotizmit grek ne jugun e Shqiperise ajo qe dikur diskutohej nen ze neper tavolina tashti ze vend si argument ligjor historik dhe strategjik ne biseda te kualifikuara e te mbeshtetura me dokumente qe vertetojne me se miri situaten reale te leshimeve qe shteti shqiptar u ka bere qarqeve greke ne keto njezet vite.


Kjo semundje e vjeter greke qe i ka rrenjet tek megaloidea e me pas zuri vend ne nacionalizmin grek gjate gjithe historise se formimit dhe zhvillimit te tij.


Shume autore te huaj te shekullit XIX qe kane sherbyer ne Greqi kane deshmuar me se nje here strategjine e formimit te Greqise si shtet ne kurriz te shqiptareve dhe trojeve te tyre historike.


Para do vitesh ishte sakrilegj dhe rrezik te botoje deshmi te tilla pikerisht se kjo klime shperberjeje e ndergjegjes kombetare kishte hyre deri thelle ne politike dhe cdo perpjekje e tille dukej si herezi.


Por po del qarte se tani thika ka shkuar ne palce dhe toleranca nuk ka vend sepse padrejtesia ka mberritur kulmin. Keta donkishote greke qe vijne ketu si heronj nacionale jane qesharake tashme edhe ne Greqi ku zera dhe intelektuale te pavarur kane folur pikerisht kunder kesaj ndermarrjeje te kote qe kerkon te destabilizoje jugun e Shqiperise.


Nuk imagjinohet se si nje vend anetar i Bashkimit Europian te imagjinoje nje shnderrim qe shqiptaret edhe ne kohe shume me te veshtira se keto nuk e kane pranuar.


Te jesh shqiptar nuk eshte me zgjedhje ashtu si ne te gjithe kombet e tjera europiane por si duket greket bazuar edhe te tradita e tyre e shtetformimit jane nje komb qe besojne se grek mund te behesh edhe nese nuk je.


Po ta shohesh holle ky eshte deshperim i nje politike qe eshte ne panik se e di mire se Greqia e gjitha qe kur u krijua nuk ka bere gje tjeter vecse te konvertoje vlleh shqiptare bullgare maqedonas e te tjere ne greke per te ndertuar Greqine ne kujtim te lavdise se saj te dikurshme bazuar ne mite e shkrime te vjetra ku edhe Aleksandri i Madh i biri i Filip barbarit dhe Olimbise nga dera e Pirros na del se ishte Grek por po te ishte grek nuk do ta quanin Aleksandri i Maqedonise.

amet dhe arvanitasit tashme i njohim te gjithe amerine e dime saktesisht se ku ndodhet dhe gjithkush e ka marre vesh historine tragjike te kesaj treve dhe banoreve te saj pas Luftes se Dyte Boterore.


Po ashtu arvanitasit edhe pse e llogarisin veten si greke e dime se vazhdojne te flasin ende sot shqip neper shtepi e kjo ka ndodhur vetvetiu pa nderhyre Shqiperia bile edhe pse Shqiperia politike ka heshtur e verteta nuk ka nevoje per ndihmes se flet vete. Greket dhe shqiptaret jane dy popuj qe kane bashkejetuar mire por gjithnje politika agresive e shtetit grek ka krijuar tensione pikerisht se sheh endrra qe u ka shkuar koha.


Iniciativat e fundit ligjore te Kreshnik Spahiut ne pozicionin e nenkryetarit te KLD jane per tu pershendetur sepse po i sherbejne ndaljes se nje keqkuptimi te madh qe kishte kohe qe ishte gatuar.


Faktet po tregojne se politika per interesat e saj gjithnje ka toleruar gjera qe nuk tolerohen ne nje vend sovran toleranca te tilla quhen tradhti kombetare dhe denohen me ligj tolerance ne te drejtat e atyre qe jane pakica si ne shqiptare nuk na ka munguar kurre ne shquhemi si popull qe i duam te huajt dhe kurre nuk kemi agresuar ushtarakisht nje popull tjeter por te mbrosh ate cka je dhe te ndihmosh njerezit te mos e shesin identitetin per nje pension eshte krejtesisht legjitime dhe e natyrshme e natyra e ka zakon ta shpalle vetveten.


Ky ze shqiptar ne rritje na tregon faktin se tashme ndergjegjja kombetare dhe identiteti eshte nje e drejte universale qe edhe pse politika per interesa elektorale e shet shteti duhet ta parandaloje dhe ska pse fyhet askush se shqiptaret jane shqiptare e se greket jane greke cdo perpjekje per te ndryshuar ekuilibrat natyrore te gjendjes se te dy popujve do te shkaktonte tensione te panevojshme aq me teper qe tashme jemi edhe aleate ne te njejten aleance ushtarake. Keshtu si jemi mund te jetojme ne paqe e te shkembejme me te miren duke ndertuar ura komunikimi dhe jo duke futur shkopinj ne rrota.


Popujt dine e kane ditur te jetojne ne paqe por pushtetet shesin e blejne interesa per te genjyer popujt duke paraqitur si heroizma elektorale ide qe nuk kane asnje baze reale.


Ky eshte nje ves i vjeter ne Ballkan dhe shqiptaret gjithnje kane qene viktima e kesaj historie sepse ishin te fundit qe u shkeputen nga Perandoria Turke dhe territoret e tyre gjithnje jane pare si dhurata qe fuqite e dikurshme u benin aleateve te tyre ne rajon. Por tashme e verteta ka dale siper dhe nuk mbulohet me nga askush e politika nuk mundet me te shese ate qe nuk eshte prone e saj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›