E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi debate per ligjin e ri te pagave te administrates

TIRAN - Opozita dhe mazhoranca debatuan dje ne Kuvend ne lidhje me projektligjin per percaktimin e pagave dhe te shperblimeve. Projektligji parashikon qe pagat dhe shperblimet do te vendosen bazuar mbi disa kufij te percaktuar nga Keshilli i Ministrave si dhe ecurise financiare te ndermarrjes dhe jo mbi deshirat e organeve te tyre drejtuese sic ka qene deri tani.

Kjo pike ndezi edhe debatet midis pozites dhe opozites te cilet kerkuan nje kohe me te madhe dhe nje reflektim nga ana e qeverise pasi sipas tyre nuk mund te jete Keshilli i Ministrave ne rolin e institucionit qe propozon pagat por vete Kuvendi. Nje tjeter debat ishte edhe per pagen e Presidentit ne baze te se ciles percaktohen te gjitha pagat e tjera te administrates se larte. Nderkohe deputetet kerkuan qe qeveria te sjelle ne Kuvend strukturen e plote te pagave per ta miratuar.

Debati
Deputeti i Partise Socialiste Bashkim Fino kerkoi shtyrjen e projektligjit nga ana e qeverise deri ne ndryshimin e saj nga qeveria. Sipas tij miratimi i pages se punonjesve publike deri tek miratimi i pages se Presidentit eshte kompetence e Kuvendit. Fino e cilesoi abuzive te drejten e Keshillit te Ministrave per te propozuar strukturen e pagave.

Ne kemi te drejten tone si ligjvenes qe kur miratojme pagen e presidentit te miratojme edhe strukturen e vete pagave. Nese kjo strukture i lihet kompetence Kuvendit kjo automatikisht vjen cdo vit nepermjet buxhetit te shtetit - theksoi deputeti socialist. Anetari i majte ne Komisionin e Ligjeve hodhi poshte pretendimet e mazhorances se Kuvendi nuk mund te miratoje strukturen e pagave te institucioneve per sa kohe nuk ka perfunduar ngritja e plote e tyre. Per deputetin socialist duke miratuar strukturen ne Parlament cdo fund viti nuk ka me ndryshime te struktures.


Struktura e pagave eshte e percaktuar tek ligji i statusit te nepunesit civil ku kriteret baze jane arsimi shtesa e vjetersise dhe disa detaje te tjera. Ajo qe percakton Keshilli i Ministrave eshte masa e seciles prej ketyre vlerave dhe komponenteve por jo strukturen e pagave. Paga kryesore ne Shqiperi eshte ajo e Presidentit te Republikes dhe ne baze te saj percaktohen edhe pagat e tjera. Presidenti paguhet 250 mije leke ne muaj pas tij vjen kryetarja e Kuvendit kryeministri dhe kryetari i Gjykates Kushtetuese. Te gjitha pagat e administrates percaktohen si derivat ne perqindje i pages se Presidentit.


Ne lidhje me kete fakt perfaqesuesja e qeverise sqaroi se reforma e pagave ne administrate nuk ka perfunduar. Ne jemi duke reformuar nivelin e nje pjese te pagave te administrates. Sjemi ne kushtet qe niveli i pagave te percaktohet cdo vit. Ka ende institucione qe ndertohen dhe struktura pagash qe reformohen - theksoi perfaqesuesja e Keshillit te Ministrave dje ne Kuvend.


fare parashikon projektligji

Projektligji i Keshillit te Ministrave i ardhur ne Kuvend percakton te drejten e keshillave te qarqeve apo te komunave per caktimin e pagave per punonjesit e tyre. Pagat te cilat do te percaktohen nga keshillat jane ato per funksionaret e emeruar apo te zgjedhur. Keshillat gjithashtu do te percaktojne edhe shperblimet mujore per keshilltaret apo kryetaret e fshatrave i cili nuk mund te jete me i larte se 10 e pages qe ai merr.


Nderkohe projektligji mundeson percaktimin e kompetencave te organeve kolegjiale drejtuese te fondeve special institucioneve publike ndermarrjeve shteterore dhe shoqerive tregtare nepermjet te cilit miratohen nivelet e pagave dhe shperblimeve te punes se punonjesve te tyre Brenda kufijve minimale dhe maksimale te percaktuar nga Keshilli i Ministrave ne varesi te mundesive te tyre financiare dhe pas miratimit nga ministri perkates i linjes.


Masa e shperblimeve ne keto institucione do te jete e njejte me ate qe perfiton nje punonjesi i administrates publike. Ndersa per ndermarrjet shteterore veprimtaria e te cilave eshte me humbje dhe subvencionohen nga buxheti i shtetit qeveria do te vendose per nivelin e pagave apo dhe modulet e shperblimeve te punonjesve ne fjale.


Raporti i pagave te funksionareve te larte te shtetit
Presidenti i Republikes ka nje page mujore prej 250 mije lekesh. Te gjitha pagat e tjera jane derivat i pages se tij.

Nr. Funksioni Paga
1 Kryetari i Kuvendit 222 500
2 Kryeministri 222 500
3 Kryetari i Gjykates Kushtetuese 222 500

Nr. Funksioni Paga
1 Zv/kyetari i Kuvendit 182 500
2 Zv/kyeministri 182 500
3 Avokati i Popullit 182 500
4 Kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit 182 500
5 Kryetari/Zevendeskryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve 182 500
6 Gjyqtari i Gjykates Kushtetuese 182 500

Nr. Funksioni Paga
1 Ministri 170 000
2 Inspektori i Pergjithshem i Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive 170 000
3 Zevendeskryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise 170 000
4 Deputeti 152 200

Nr. Funksioni Paga
1 Kryetari i Komisionit te Sherbimit Civil 150 000
2 Kryetari i Bordit te Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare 150 000
3 Kryetari i Komisionit te Autoritetit te Konkurrences 150 000
4 Kryetari i Entit Rregullator te Telekomunikacionit 150 000
5 Kryetari i Entit Rregullator te Energjise 150 000
6 Kryetari i Entit Rregullator te Sektorit te Furnizimit me Uje dhe Largimit e Perpunimit te Ujerave te Ndotura 150 000
7 Kryetari i Keshillit Kombetar te Radios dhe Televizionit 150 000
8 Anetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve 150 000
9 Avokati i Prokurimeve 150 000

Nr. Funksioni Paga
1 Anetari i Komisionit te Sherbimit Civil 137 500
2 Komisioneret e Avokatit te Popullit 137 500
3 Anetaret e Bordit te Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare 137 500
4 Anetaret e Komisionit te Konkurrences 137 500

Nr. Funksioni Paga
1 Zevendeskryetari i Keshillit Kombetar te Radios dhe Televizionit 112 500
2 Anetari i Entit Rregullator te Energjise 112 500
3 Anetari i Entit Rregullator te Sektorit te Furnizimit me Uje dhe Largimit e Perpunimit te Ujerave te Ndotura 112 500
4 Anetaret e Entit Rregullator te Telekomunikacionit 112 500

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›