8 marsi i ketij viti
Kete vit u shenua 100-vjetori i Dites Nderkombetare te Grave 8 Marsi date qe ne shume pjese te botes ka sherbyer si zevendesim per Diten e Shen Valentinit me dhurata ne forme te luleve dhe me cokollata por me pak diskutim per te drejtat e grave.
Ky eshte nje ndryshim dramatik nga synimi fillestar i kesaj date qe ishte permiresimi i kushteve te femrave punetore ne Shtetet e Bashkuara dhe ne Evropen Perendimore.
Pa dyshim se shenimi i 100-vjetorit te Dites Nderkombetare te Grave 8 Marsi ne natyren e tij eshte vertet nderkombetar pasi festohet ne me teper se 100 vende ne gjithe boten.
Dita e Pare Nderkombetare e Grave eshte mbajtur ne Austri Danimarke Gjermani dhe Zvicer me 19 Mars 1911 me crast ne tubimet ku kerkohej qe femrave tu jepej e drejta per pune per vote dhe e drejta qe te mbaje post publik ishin tubuar me se nje milion njerez.
Pertej Atlantikut ne Shtetet e Bashkuara ngjarjet kishin filluar me heret. Ne vitin 1909 ne harmoni me deklaraten e Partise Socialiste te Amerikes qe atehere ishte e popullarizuar ishte mbajtur Dita e Grave e para ne Shtetet e Bashkuara.
Profesoresha e historise ne Kolegjin Bernar ne Nju Jork Rosalind Rosenberg thote se kjo dite ishte krijuar derisa punetoret perfshire edhe nje numer te madhe te grave e kishin humbur durimin me kushtet e dobeta te punes.
Do te kthehesha prapa ne vitin 1908 te greva e afro 15 mije grave ne industrine e tekstilit ne Qytetin Nju Jork qe po vuanin nga pagesa e ulet dhe kushtet e punes shume te keqija keshtu qe ato e lane punen dhe protestuan.
Njera nga protestat e tyre ishte per shkak te deshtimit te punedhenesve te tyre qe ta njihnin sindikaten. Prej se sindikata eshte ceshtje e jashtezakonshme tash ne Shtetet e Bashkuara eshte disi prekese te mendohet per 100-vjetorin ne ate kontekst tha Rosalind Rosenberg.
Dita e Grave ka zgjatur vetem kater vjet si feste zyrtare ne Shtetet e Bashkuara qe perfundoi me fillimin e Luftes se Pare Boterore.
Uashingtoni e njohu Diten Nderkombetare te Grave qe ka levizur ne daten 8 Mars vetem pasi ajo formalisht u krijua nga Kombet e Bashkuara ne vitin 1975.
Perkohesisht 8 Marsi eshte bere nje feste e qendrueshme ne pjesen me te madhe te ish-bllokut sovjetik. Por nese ne fillim ishte perdorur si tubim per tu ankuar per te drejtat e grave punetore ne Rusi dhe ne vendet e tjera me vone eshte zbutur dhe eshte shnderruar ne nje lloj dite te Shen Valentinit socialist ku lulet dhe dhuratat zevendesuan thirrjet per te drejtat e grave.
Profesoresha Rosalind Rosenberg thote se per shkak te lidhjeve te hershme me socializmin dhe me Revolucionin Rus kjo dite u be shume jopopullore ne Shtetet e Bashkuara. Ishte Partia Socialiste e Amerikes qe fillimisht e dizajnoi Diten e Femrave ne kete vend ndersa me Luften e Pare Boterore dhe me Revolucionin Bolshevik socialistet ne mase te madhe u bene te padeshirueshem ne Shtetet e Bashkuara.
Megjithate kjo parti vazhdoi por me nuk e kishte ate lloj mbeshtetjeje qe e kishte para Luftes se Pare Boterore ne Shtetet e Bashkuara theskoi Rosalind Rosenberg.
Por ka shenja te ringjalljes madje edhe ne Shtetet e Bashkuara. Kete vit presidenti Barak Obama e shpalli muajin mars te ketij viti per Muaj te Historise se Grave dhe u beri thirrje amerikaneve qe ta shenojne Diten Nderkombetare te Grave.
Nje organizate Grate per Grate qe sponsorizon grate ne vendet e goditura nga lufta sic jane Afganistani Bosnja Kosova Iraku Republika Demokratike e Kongos Nigeria Ruanda dhe Sudani drejtoi kete 8 mars nje projekt te titulluar Bashkohu ne ure me crast grate u mblodhen ne ura ne 48 vende ne mbare boten duke bere thirrje per permiresim te pozites se shume grave te botes.
Drejtoresha e deges britanike te organizates Grate per Grate Kate Nusted e pranon se njohurite per 8 Marsin mbesin ne nivel te ulet. Ne vendet si Amerika Danimarka ose ne Britani ku une jetoj ne shume aspekte ka pasur progres te madh per grate.
Por ne shume pjese te botes ka gra qe ballafaqohen me sfida edhe me te keqija se grate qe luftonin per te drejten e votes para me se 100 vjetesh tha Kate Nustedt duke shtuar se per shembull grate e Afganistanit qe po luftojne per ndryshime jane ekuivalent i tashem i grave ne Shtetet e Bashkuara dhe Evrope qe kishin luftuar per te drejta para 100 vjetesh.
Nga sajti online i Radio Europa e Lire