E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Si të përfitoni vizë për arsye studimi

TIRANE-Zyra konsullore e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar sëfundmi përgjigje për të interesuarit që kërkojnë të marrin vizë për të ndjekur studimet në një universitet në Amerikë. Sqarimet qe i publikon sot e perditshmja Gazeta Shqiptare jepen edhe për të gjitha procedurat që duhen ndjekur për të përfituar një vizë jo-emigrimi për arsye biznesi apo trajtimi mjekësor.

Një student që dëshiron të ndjekë studimet në një universitet ose institucion tjetër akademik në Shtetet e Bashkuara kërkon një vizë studentore. Hapi i parë për një student të ardhshëm është duke u pranuar për regjistrim në një shkollë të themeluar e cila është certifikuar nga (Programi për Studentët dhe Vizitorët e Shkëmbimit)SEVP. Në përgjithësi, për studentët akademik që ndjekin një universitet, kolegj, shkollë të mesme, shkolla private fillore, seminare, shkollë muzike ose institucione të tjera akademike, duke përfshirë një program trajnimi të gjuhës, një vizë F është kategoria e duhur. Për studentët që duan të ndjekin studimet në shkolla profesionale apo institucione të tjera të njohura joakademike, përveç një programi trajnimi të gjuhës, një vizë M është në përgjithësi kategoria e duhur. Në qoftë se ju shkoni në SH.B.A. për turizëm, por dëshironi që të ndiqni një kurs studimi që është argëtues, dhe ky kurs është më pak se 18 orë në javë, ju mund ta bëni këtë duke marrë një vizë vizitori “B”. Në qoftë se kursi i studimit është më shumë se 18 orë në javë, juve do ju duhet një vizë studenti.

E perditshmja Gazeta Shqiptare sjell sot detaje rreth vizave amerikane qe mund te perfitojne studentet dhe vizitoret apo te interesuarit per seminare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›