Nazarko, Arlind Qorit: Sulmi ndaj “oligarkëve”, si Berisha

Kreu i “Lëvizjes bashkë”, Arlind Qori ishte i ftuari i radhës në “Nazarko Podcast”, ku diskutuan për një sërë çështjesh.
Në vijim të bisedës, Qori ceku edhe rastin e grevës së minatorëve të Bulqizës, duke thënë: “Disa muaj më pas protestave, na kanë thirrur në telefon minatorët e Bulqizës, duke dashur të bënin atje, diçka të ngjashme. Ne kemi bashkëpunuar me ta, disa vite rresht në organizimin e një sindikate të re… Asokohe, në kompaninë “Albkrom”, kishte rreth 600 punëtorë, 1000 bashkë me kompanitë e vogla. Ata të sindikatës, janë bërë rreth 400 punëtorë, kishte goxha zhvillime… Por, greva u shtyp menjëherë sepse pronari i atëhershëm ishte njeriu më i pasur dhe me pushtet ekonomikisht, Samir Mane. Ai ka pushuar nga puna, disa prej minatorëve protestues dhe grevistë. Mirëpo as ptrotesta e minatorëve, nuk do të ndodhte, nëse nuk do të frymëzoheshin ata, nga protestat e studentëve”.
Nazarko: “Nuk e kuptoj dëshirën tënde, për të sulmuar kompanitë e mëdha. Ngjan si Berisha dhe duke i sulmuar cenon imazhin e një kompanie që mban me bukë punonjës të tërë. Apo e thua i nxitur nga kompani të vogla”.
Pyetur nga Nazarko për politikën e jashtme dhe zhvillimeve në Kosovë, Qori tha se qeverisjen e Kurtit e sheh me sy dhe qëndrim pozitiv.
Arlind Qori: “Kam në tërësi, një qëndrim pozitiv për qeverisjen e Albin Kurtit, sidomos për konsistencën në rezistencën ndaj ndërhyrjeve të Serbisë, për të zhbërë shtetësinë e Kosovës, apo për të zhbërë tërësinë territoriale. Nuk njoh mjaftueshëm mirë politikat e brendshme, atë ekonomike dhe sociale, Me aq sa njoh, aty ka disa avancime nga pikëpamja sociale.
Një gjë që mua më ka bërë skeptik, është që zoti Kurti ende nuk ka ndryshuar modelin e taksimit në Kosovë. Pra, Kosova ka akoma taksë të sheshtë, që është një model i të djathtës ultraliberiste. Mendoj se do të bënte akoma më mirë, sikur të vendoste një model më progresiv taksimi. Pra, kur të pasurit në Kosovë, të paguajnë më shumë nga ç’paguajnë. Sot, Kosova ka ende një model të taksës së sheshtë, që është vendosur nga qeveritë përpara”.
Ndërsa Nazarko i tërheq vëmendjen: kjo është një kritikë… Po vetëm kjo, ju kam rënë në sy? Edhe Kurti ka filluar ta përdorë sulmin ndaj të ashtuquajturve oligarkë, njëlloj si ju.
Arlind Qori: “Shumë mirë bën që distancohet në Këtë aspekt dhe mendoj, se thotë të vërtetën… Oligarkë, siç ka në Kosovë, ka në Shqipëri. Ka në shumë vende, që nuk kanë zhvillim”.
– Ju vlerësuat politikën e jashtme të Kurtit, – do të vazhdonte Nazarko. Në çfarë aspektesh e vlerësoni?
Arlind Qori: “E kontrollon shumë më tepër territorin e Republikës së Kosovës, nga sa është kontrolluar më herët. Kosova është një shtet më funksional, më i qëndrueshëm, më i fortë. Ka një politikë më të denjë, të jashtme. Sigurisht, kjo mund të shihet edhe se, sa të buzëqeshin arena ndërkombëtare dhe sigurisht që këtu, qeveria e Kosovës, ka pasur disa probleme…
I mungojnë buzëqeshjet… Zoti Rama, fiton më shumë buzëqeshje… por i fiton duke e dhënë vendin tonë si plaçkë. Ndërkohë që zoti Kurti, me konsistencën dhe seriozitetin e vet dhe në përgjithësi, qeverisja e Vetëvendosjes, ia ka shtuar dinjitetin shtetit të Kosovës”.
Nazarko: Ajo që vë re unë, është prirja për të përmendur me emër drejtuesit e bizneseve të mëdha. Kjo gjë mund të vlerësohet si guxim nga njëra anë, por nga ana tjetër ata përfaqësojnë biznese të mëdha, që punësojnë një numër të madh njerëzish. Goditje të tilla në imazhin e kompanive, godasin kompanitë vetë, emrin e tyre… Kjo ndikon ekonomikisht, ndërkohë që e ka përdorur Berisha, por mbante erën e një gjobëvënie ose “mos e mbështet, se unë do të sulmoj”. Kjo më duket diçka e prapambetur. Sulmi ndaj atyre që drejtojnë kompanitë, por godasin kompanitë vetë…
Arlind Qori: “Sali Berisha nuk e ka bërë pothuajse asnjëherë këtë ose maksimumi e ka bërë me ndonjë klient të afërt të kundërshtarëve të vet politikë…
Pra, në 15 ose 20 oligarkë, ka veçuar njërin, për shkak të lidhjeve të këtij oligarku, me Ramën. Të tjerët, jo vetëm nuk i ka përmendur, por i fton në dasmë…
Sali Berisha dhe Rama, ndajnë të njëjtën qasje ndaj tyre…”
/rtsh.al/