E Hënë, 2 Nëntor 2026

U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në “arrest me burg” Lulzim Berishën

Gjykata e Posaçme ka lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” Lulzim Berishën, i njohur si ish-kreu i bandës së Durrësit. Berisha doli sot (20 mars) para Gjykatës, pasi u ekstradua 2 ditë më parë nga Spanja.

Lulzim Berisha u arrestua në Madrid të Spanjës në dhjetor të vitit 2023, pasi humbi “betejën” me autoritetet gjyqësore në Spanjë për kundërshtimin e ekstradimit në vendlindje.

Ai u shpall në kërkim për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, vrasje të vitit 2005, të cilat u zbardhën 15 vite më vonë.

Për vrasjen e Lames, çështja u pushua për mungesë provash, ndërsa aktualisht ishte në kërkim vetëm për vrasjen e Klodian Saliut, i cili u ekzekutua në rrugën Durrës-Maminas.

Berisha është dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm për ngjarjet e ndodhura në vitin 1998-2000, por në Gjykatë e Lartë e uli dënimin në 25 vjet heqje lirie.

Në vitit 2016 ish-kreu i bandës së Durrësit mundi të lërë qelinë me vendim të Apelit të Durrësit, e cila përmes një llogaritje matematikore arsyetoi se 3 e 4-ta e dënimit ishte shlyer, sjellja e tij ishte e mirë dhe i faleshin 5 vite të mbetura dënimi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›