E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahen KZAZ-te, PS merr shumicen ne 45, PD ne 44 Rozeta Rapushi

Partia Socialiste do te kete shumicen ne nje Komision Zonal te Administrimit Zgjedhor (KZAZ) me shume se Partia Demokratike ne zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit. Ne shortin e hedhur diten e djeshme, ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve (KQZ) rezultoi se PD do te propozoje anetarin e shtate te KZAZ-ve ne komisionet me numer cift, qe ne total jane 44 dhe PS do te propozoje anetarin e shtate te KZAZ-ve ne komisionet me numrin tek, qe ne total jane 45. Ne mbledhjen e pare per kete vit zgjedhor, KQZ duke lene pas debatet qe karakterizuan muajin dhjetor, e nisi dje me kembe te mbare, duke miratuar me unanimitet projektvendimet ne rendin e dites. Keshtu, anetaret vendosen edhe ndarjen e komisionereve ku sipas Kodit Zgjedhor, dy anetare do t’i kete Partia Demokratike, 2 Partia Socialiste dhe nga nje anetar LSI dhe PBDNJ. Anetari i shtate qe do te jete edhe kryetari, me short u percaktua, qe ne 44 KZAZ do ta kete PD dhe ne 45 KZAZ do e kete PS per te 89 komisionet ne total. “Pas shortit KQZ vendosi PD do te propozoje anetarin e shtate te KZAZ-ve te renditura me numrin cift dhe PS do te propozoje anetarin e shtate te KZAZ-ve te renditura me numer tek”, - u shpreh kryetarja e komisionit, Lefterije Lleshi. Sipas ndarjes, Partia Socialiste do te kete shumicen ne KZAZ-te e 4 qarqeve. Kukes, Lezhe, Durres dhe Vlore. Ndersa PD ne dy qarqe Diber dhe Berat. Qarqet e medha si Tirana, Fieri, Korca, Elbasani e Shkodra, ndahen ne menyre te barabarte mes dy partive kryesore. KZAZ-te sipas Kodit Zgjedhor duhet te konstituohen 90 dite para zgjedhjeve dhe ato jane strukturat e dyta nga rendesia pas KQZ-se dhe menaxhojne te gjithe pergatitjet ne terren. “KZAZ-ja perbehet nga 7 anetare dhe sekretari, te cilet emerohen nga KQZ-ja. Kryetari dhe zevendeskryetari i KZAZ-se zgjidhen nga KQZ-ja, me propozim te KZAZ-se. Ne KZAZ-te ku anetari i shtate i perket partise kryesore te shumices parlamentare, kryetar zgjidhet njeri nga anetaret e KZAZ-se, perfaqesues i partise kryesore te shumices parlamentare, kurse ne gjysmen tjeter zgjidhet njeri nga anetaret e KZAZ-se, perfaqesues i partise kryesore te opozites parlamentare. Zevendeskryetari eshte i perkatesise politike te kundert me kryetarin”, - percaktohet ne Kodin Zgjedhor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›