E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasurite e ish presidentit Mubarak

Gjykata e Tiranës urdhëron bankat dhe të gjitha institucionet për të hetuar pasuritë e ish Presidentit Egjiptian Hosein Mubarak, familjes dhe kabinetit të ministrave të tij në Shqipëri. 

Vendimi u mor nga gjyqtari Altin Abdiu i cili vendosi pranimin e letërporosisë se Autoriteteve Gjyqësore Egjiptiane, duke inventarizuar dhe me pas bllokuar apo sekuestruar nepermjet masave te sigurimit pasuror, ngrirjen dhe kthimin ne vendin e origjines te pasurive, prona te luajtshme, te paluajtshëm, te drejta pasurore, te drejta pronesie, aksione e obligacione te ndryshme, depozita bankare dhe shuma te ndodhura ne llogarite bankare te 125 te shtetasve egjiptiane, te evidentuar ne kërkesën për gjykim.

Mohamed Hosni El-Sayed Moubarak duke qenë president i Republikës Arabe të Egjiptit akuzohet se ka ndihmuar një sërë funksionarësh të tjerë dhe në bashkëpunim me ta ka abuzuar me fondet publike. 

Përfituar kryesisht te lidhur me monopolin e shitjes dhe eksportimit te naftës dhe gazit duke shkaktuar dëm ekonomik dhe përfitim nga pasuritë dhe fondet publike të shtetit të Egjiptit.

Letërporosia është dërguar nga Autoritetet Gjyqesore Egjiptiane në 8 vende, njëra prej të cilave Shqipëria. 

Mubarak i cili udhëhoqi vendin për tre dekada, u largua pas protestave të shkurtit 2011. në qershor ai u dënua me burgim të përjetshëm pas shpalljes fajtor për vrasjen e protestuesve. 

Një muaj që nga vuajtja e dënimit ai u transferua në spitalin e burgut. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›