E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bombe ne policine e Tiranes

I semuri mendor ve ne alarm blute e kryeqytetit nepermjet telefonates se kryer ne sallen operative


Doja te provoja gatishmerine tuaj ne raste te tilla- iu tha hetuesve i dyshuari i telefonates bombe


Nje i semure mendor shkaktoi panik dhe detyroi Drejtorine e Policise se Tiranes ndersa telefonoi ne polici duke njoftuar se kishte vendosur nje bombe ne ambientet e Drejtorise se Policise se Qarkut te Tiranes e cila do te shperthente shume shpejt.


Telefonata mesohet se eshte bere ne sallen operative te Drejtorise se Policise rreth ores 1100 te dites se djeshme. Mesohet se nje nga operatoret qe qendrojne prane telefonave ka identifikuar menjehere numrin e telefonit duke e regjistruar ate dhe duke njoftuar shefat e tij.


Sipas telefonuesit bomba duhej te shperthente ne mesdite ne oren 1200 rreth nje ore pas telefonates se tij. Menjehere pas informacionit te dhene ne telefon efektive te specializuar te Policise se kryeqytetit kontrolluan thuajse ne cdo cep te policise me qen dhe me mjete te posacme per vendosjen e mundshme te ndonje lende plasese. Kur policia zbuloi se informacioni ishte nje alarm i rreme nisi kerkimi per identifikimin e telefonuesit.


Rreth ores 1500 nepermjet numrit te telefonit blute identifikuan perdoruesin dhe autorin e kercenimit te paprecedente deri me pare. Ai sipas policise ishte Dorian Poci me banim ne kryeqytet. Menjehere ne banesen e tij zbarkuan dhjetera efektive policie qe trokiten ne deren e te dyshuarit.


Sapo blute trokiten ne dere atyre iu shfaq perpara nje grua. Teksa specialistet antiterror i pohuan faktin gruas ajo kuptoi se gjithcka ishte bere nga i biri. Menjehere ajo iu dorezoi te birin drejtuesve te policise se Tiranes ndersa iu pohoi atyre se ai ishte i semure me te meta mendore.


Pavaresisht ketij pretendimi te nenes se telefonuesit efektivet e policise se komisariatit nr.2 bene te tyren duke shoqeruar fillimisht ne ambientet e tyre kercenuesin e tyre dhe me pas ne Drejtorine e Policise se Tiranes ku i eshte nenshtruar nje seance te gjate pyetjesh per te zbuluar ideatorin e vertete te telefonates.


Doja te provoja se sa ishit ne gatishmeri per cdo situate te mundshme mesohet tiu kete pohuar 36 vjecari per te cilin policia nuk tha se pas verifikimeve te kryera kishte rezultuar se ne te vertete ai ishte i semure mendor.


Gjate marrjes se tij ne pyetje specialistet e Drejtorise se Policise se Tiranes dhe te Sektorit te Antiterrorit kane marre pergjigje te papritura nga njeriu i rrezikshem cka ka bere qe ata te zhvishen nga dyshimet mbi seriozitetin e telefonuesit. Pas marrjes se deklarimit te tij me pranine e nje psikologu dhe te afermeve te tij policia vendosi te lere te lire personin e dyshuar se kishte kryer telefonaten kercenuese.


Pavaresisht ketij fakti burimet e policise thane se deri ne sqarimin e plote te rrethanave te ngjarjes eshte derguar ne prokurorine e Tiranes me akuzen e keqperdorimit te thirrjeve telefonike dhe dhenies se informatave te rreme ne strukturat e policise.


E kishte kerkuar edhe ne seancen e meparshme ne gjykaten e Krimeve te Renda

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›