E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahen çmimet e "Poeteka 2009"

Festivali i pestë Ndërkombetar i Poezisë, "Poeteka 2009", ku morën pjesë poetë dhe kritikë nga 20 vende të botës, përfundoi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Durrësit me ndarjen e katër çmimeve për krijuesit më të mirë.
Në një ceremoni të organizuar në mjediset e muzeut Arkeologjik juria e këtij festivali për personalitetin poetik më të spikatur, nderoi me "Unazën e Poetekës", poetin amerikan Tom Sleigh.
Juria e kryesuar nga poeti kosovar Ali Prodrimja, vlerësoi gjithashtu poetin Robert Elsi me çmimin "Nositi ", ku dhe i dorezoi çmimin me motivacionin " për përkthimin më të mirë poetik të vitit nga gjuha e huaj në shqip apo nga shqipja në gjuhë të huaj. Çmimi "Kriterion" shkoj për poetin Zian Çela, i cili u vlerësua për kontributin në dobi të kulturës dhe artit, ndërsa çmimi "Liburna " iu dha Bardhyl Londos, i cili iu akordua për kontribute në vite.
Gjate ketij edicioni, "Poeteka" shtegtoi edhe në qytetet historike si Elbasani, Berati e Tirana. Në gjashtë ditët e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë që zhvillohet për të pestin vit me radhë në Durres, u zhvilluan veprimtari të ndryshme, si recitale, intervista dhe biseda poetike, të shoqëruara nga aktorë dhe instrumentistë; promovime librash, ekspozita; leksione mbi poezinë dhe fjalën, etyde filmike. Përveç këtyre veprimtarive, festivali i këtij viti kishte si risi, tri mbëmje speciale organizuar nën titullin e përgjithshëm BALLKON - BALLKAN.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›