Dalai Lama anulon vizitën në Afrikën Jugore

Dalai Lama ka anuluar vizitën në Afrikën Jugore, pasi është pesimist se nuk do të marrë vizë për të udhëtuar .
Kryepeshkopi i Afrikës Jugore, Desmond Tutu, një mik i laureatit të çmimit Nobel për Paqe, e kishte ftuar të premten Dalai Lamën në festën e ditëlindjes së tij por ka pak gjasa që Lama të udhëtojë drejt Afrikës Jugore.
Vëzhguesit kanë kritikuar qeverinë e Afrikës Jugore për nënshtrim ndaj presionit të Kinës, e cila ka akuzuar liderin shpirtëror tibetian se është një separatist.
Kina është një partner i fuqishëm i tregtisë për Afrikën Jugore.