E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet në dysh në mes të detit anija në Zelandën e Re

Një anije mallërash që kishte ngecur në rërë në brigjet e Zelandës së Re tre muaj më parë, është ndarë në dysh nga një stuhi, duke shkaktuar frikë për një krizë të re mjedisore.

Më shumë se 300 kontenierë kanë dalë jashtë bordit të anijes greke Rena dhe shumica prej tyre pritet që të fundosen.

Nga anija ka rrjedhur një sasi e madhe karburanti, që nga bllokimi i saj në tetor, duke u përshkruar si fatkeqësia më e madhe detare e Zelandës së Re.

Ekziston frika se një rrjedhje e re nafte do të ndodhë në ditët e ardhshme, por pritet që ajo të jetë më e vogël sesa ajo fillestare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›