Presidenti i Filipineve paralajmëron për sulme terroriste

Presidenti i Filipineve, Beninjo Akuino ka paralajmëruar sot për një sulm të mundshëm terrorist gjatë një ceremonie të përvitshme krishtere në Manilla.
Akuino tha se disa terroristë janë parë në kryeqytet duke u përpjekur që të pengojnë ceremoninë e nesërme.
Ai tha se policia është duke bërë përpjekje që t`i arrestoj të dyshuarit dhe të pengoj çfarëdo sulmi të mundshëm.
Presidenti nuk e konfirmoi nëse grupi militant, Abu Sajaf, që ka lidhje me Al-Kaedën, është i përfshirë në këtë komplot.