E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga e dashura greke vetevaret inxhinieri

Ervin Skendaj u gjet ne tualetin e qendres se internetit te mikut te tij. Pa nje film me histori dashurie ne DVD

TIRANE- Inxhinieri var veten nje dite pas ndarjes me te dashuren greke. E gjejne ne tualetin e qendres se internetit te mikut te tij ndersa perpara veteflijimit kishte pare nje film shqiptaro- grek per nje histori dashurie.


Dyshimet e policise jane drejtuar ne dy pista ate te vetevrasjes per shkak te ndarjes nga e dashura greke si dhe ate te veteflijimit per motive borxhesh. Burimet e policise thane se dyshonin se ai kishte nje sasi borxhi te pashlyer por sipas tyre ajo nuk ishte shume e madhe duke dyshuar mbi kete version.


Ervin Skendaj 24 vjec me profesion inxhinier u gjet i vetevarur dje ne mengjes ne nje qender interneti ne pronesi te nje mikut te tij ne afersi te Shkolles se Bashkuar.


Sipas burimeve te policise viktima ishte vetevarur me nje kabell elektrik ne nje trah betoni ne banjen e lokalit te pershtatur si qender interneti nga nje mik i Skendajt.


Ne vendin e ngjarjes policia nuk ka gjetur ndonje leter te lene nga viktima por burimet e policise thane se dyshonin se ngjarja mund te kishte ndodhur per shkak te ndarjes se tij me te dashuren greke. Vetem nje dite me pare mesohet se Skendaj ishte ndare nga kjo e fundit per motive ende te panjohura.


Pronari i nje dyqani fqinj me qendren e internetit tha dje per Shekullin se e njihte mire Ervinin dhe gjithmone e kishte vene re si djale te urte ndersa shton se nuk po i besohej dje ne mengjs kur mesoi vetevrasjen e Ervinit.


Di qe kohet e fundit nuk po punonte por pati punuar shofer me nje furgon per shperndarjen e mallrave. Madje e mbaj mend qe nje here policia tatimore e bllokoi ate pasi nuk kishte me vete nje fature shoqeruese. I vune edhe 1 milion leke gjobe dhe qe atehere nuk e di se me ke punoi.


Nga hetimi i kryer mesohet se nje nate me pare deri ne momentet e nderrimit te dites Skendaj kishte qene bashke me pronarin e qendres se internetit aty. Kur miku i viktimes kishte kerkuar te mbyllnin lokalin Skendaj i kishte pohuar se do ta mbyllte ai lokalin.


Kur pronari i lokalit u largua 24 vjecari mesohet se po shikonte ne dvd nje film ne nje nga kompjuteret e qendres. Ne mengjes viktima u gjet ne banjen e lokalit me nje kabell elektrik te lidhur ne qafe te cilen e kishte kapur ne nje trah betoni qe ishte ne banje.


Sipas deklarimit te punonjesit qe kishte gjetur viktimen kur ai kishe hyre aty kishte vene re se qepeni i dyqanit ishte i ulur por jo i mbyllur deri ne fund. Disa djem te cilet e pohuan se e njihnin si djale qe banonte ne lagje dhe se here pas here e kishin pare me nje automjet te markes Range Rover te shtrenjte.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›