Ndahet nga jeta Leka Zogu I

Ndërroi jetë në spital në moshën 72-vjecare pretendenti për fronin mbretëror, Leka Zogu I.
Pretendenti ndodhej prej ditësh i shtruar në spital në reanimacionin e neuro-kirurgjisë në spitalin e Tiranës.
Leka Zogu I u shtrua me urgjencë pak kohë më parë në gjendje kritike për jetën, por pak më vonë nisi të përmirësohej. Prej kohësh ka pasur probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe nga anoreksia e theksuar. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, prej një kohe të gjatë ai ka shmangur daljet publike, apo intervistat në media, ndërsa përfaqësimin e tij në aktivitete të ndryshme e ka bërë i biri, Princi Leka.
Dy ditë më parë mjeku i njohur Mentor Petrela njoftoi se gjendja e pacientit ishte tepër e rëndë, sidomos pas arrestit kardiak që pësoi fundjavën e shkuar.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
PE: 12 prioritetet, plani këtë javë
Bruksel, takimi paraprak: Rezultate para marsit 2012
Ndryshon drafti për vizat
Këshilli i Sigurimit në OKB, debate për Kosovën
Festat në Romë