E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR-i mbush armet


Dhjetë orë pas një përleshje të fortë ndërmjet forcave të KFOR-it dhe serbëve të Jagjenicës, të Zubin Potokut, ku u plagosen rreth 25 ushtarë të KFOR-it dy prej tyre me armë zjarri, KFOR tregon “dhëmbët”.

Për herë të parë pas shumë përleshjeve ndërmjet trupave të KFOR-it dhe protestuesve forcat e NATO-s njoftojnë se, në rast se edhe një herë rrezikohen ushtarët e KFOR-it, këta të fundit do t’i përgjigjen sulmit me plumba të vërtetë dhe jo më me gaz lotsjellës dhe me plumba gome.

“KFOR-i nuk dëshiron të vrasë askënd, por po e përsërisim që në rast se edhe njëherë ushtarët tanë gjenden në situata kur jeta e tyre rrezikohet, ata do Veriu i KosovësLoklir: Dhuna e papranueshme Tadic: Të hiqen barrikadat Rexhepi: Forcë proporcionale ndaj serbëve të përgjigjen me plumba të vërtetë”, është përgjigjja e KFOR-it.

Situata në fshatin Jegenicë sipas një ushtari gjerman në këtë pikë raportohet të jetë e qetë, por ekipit tonë nuk iu lejua të vazhduar rrugën deri tek vendi i përleshjes e cila gjendet pak metra më tutje.

Në këtë zonë tashmë janë sistemuar një numër i madh i ushtarëve të KFOR-it, ndërkohë me tej vërehet prezenca e shtuar edhe e grupeve serbe. Gjatë natës është njoftuar se pjesëtarët e KFOR-it kanë djegur dy tenda të mëdha, prej të cilave dyshohet se serbët lokalë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të KFOR-it.

Dhuna ka shpërthyer pas sulmeve të serbëve të cilët kanë përdorur mjete eksploduese dhe koktej molotovi. Ndërkohë njoftimi i KFOR-it i cilëson protestuesit të dhunshëm dhe kriminalë. Me gjithë këtë situatë të tensionuar ushtarët e KFOR-it gjerman duket se janë bërë gati të presin edhe festat e fundvitit në një pikë të improvizuar kontrolli.

Teksa situata e sigurisë vazhdon të mbetet e brishtë, as qytetarët shqiptarë dhe as ata serbë të veriut frikohen të komentojnë rreth saj.

Pershkallezimi i situatës në veri duket se i ka kushtuar rëndë Serbisë. Sipas gazetës “Novosti” të Beogradit shkak i zhvillimeve në veri të Serbisë i janë zvogëluar gjasat që para 9 dhjetorit të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Opozita kritika dialogut
Në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, delegacionet nga Kosova dhe Serbia pritet që të mërkurën të vazhdojnë raundin e tetë të bisedimeve teknike. Prishtinë, reagim pas dhunimit të varreve hebraike
Shoqata e Solidaritetit Shqiptaro-Hebre, përmes një deklarate për media ka reaguar ashpër pas përdhosjes që iu është bërë varrezave hebraike në lagjen Velania, në Prishtinë, me vizatimin e simboleve naziste mbi to.
Këshilli i Sigurimit në OKB, debate për Kosovën
Gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj denoncoi fuqishëm qeverinë e Serbisë, e cila nëpërmjet struktuarve paralele serbe dhe narrativës luftarake po pengon paqen dhe stabilitetin.
Tahiri dhe ekipi i saj nisen në Bruksel
Negociatorja kosovare, Edita Tahiri është nisur të hënën për në Bruksel, në kuadër të raundit të tetë të dialogut me Serbinë. Pavarësia, Prishtina vishet kuq e zi
Flamuri gjigant që përshkoi rrugën nga Vlora në Prishtinë, veshi kuq e zi simbolin e pavarësisë New Born.

Lajmet kryesore

Ndahet nga jeta Leka Zogu I
Ndërron jetë në moshën 72-vjecare
PE: 12 prioritetet, plani këtë javë
Ndryshon drafti për vizat
Këshilli i Sigurimit në OKB, debate për Kosovën
Festat në Romë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›