E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Moda" për police, 700 femra sfidojnë burrat me uniforma blu

Sapo dëgjon fjalën "Policia",
të vjen ndërmend forcë
burrërore dhe e "egër". Për
vite me radhë, kjo ka sunduar në
mendjet e shqiptarëve, por tashmë
kur kalon në çdo rrugë, mund
të vëresh jo pa habi se jo vetëm
burrat e bëjnë punën e policisë.
Janë gati kudo, të veshur me uniformë
të rregullt, me qëndrim të
drejtë, mund të shikosh fytyra...
jo të vrazhda, por fytyra femrash,
me një kapele polici mbi kokë.
Ato janë në çdo vend, për të kontrolluar
dokumente makinash,
në operacione për të arrestuar
kriminelë, apo edhe në zyra duke
dhënë leksione policie, dhe gjithnjë
e më shpesh duke drejtuar e
menaxhuar punët e këtij organi.
Nga viti në vit, ato janë bërë edhe
më të ndërgjegjshme se punën e
policisë mund ta kryejnë edhe
më mirë se meshkujt. E madje,
po të shohësh shifrat, këtë fillimviti
numërohen mbi 700 femra,
të cilat kanë zgjedhur dhe ushtrojnë
profesionin e punonjësit
të Policisë së Shtetit. Me këtë
numër, ato përbëjnë vetëm pak
mbi 7 për qind të të gjithë numrit
të punonjësve të policisë, por
bien në sy më shumë se gjithë të
tjerët. Edhe pse për të realizuar
këtë profesion duhet kryer një
shkollë e fortë dhe më pas një jetë
e mbushur me vështirësi, ato me
këtë përqindje ua kalojnë gravedeputete,
të cilat bëjnë po një
punë "të vështirë dhe me
përgjegjësi". Por duket se "moda"
për të qenë femër-police, çdo vit
shtohet dhe kjo duket nga kërkesat
e shumta për t‘u regjistruar në
Akademinë e Policisë.
Shpeshherë jemi mësuar që
femrat t‘i shikojmë në punë me
karakter më të butë, por ato mund
të bëjnë edhe punën e vrazhdë të
policit. Sipas të dhënave zyrtare,
aktualisht numërohen 7-8 për
qind femra nga numri i përgjithshëm
i policisë, 9500 forca. Ato
punojnë në të gjithë sektorët, pavarësisht
se ende nuk kanë kapur
role drejtuese të nivelit më të lartë.
Pjesa dërmuese e tyre punojnë në
drejtoritë dhe në sektorët që merren
me logjistikën. Por, nuk mungojnë
edhe rastet e tjera. Punonjëset
e policisë mund t‘i shohësh
"me shumicë" në komisariatet
rrugore. Shumë femra janë emwruar
në këto funksione dhe
përkrah kolegëve, kryejnë shërbime,
në shi e në diell, në qytet
dhe në fshat, aty ku bëhet detyra.
Por, veç policeve të qarkullimit
rrugor, femrat janë punësuar edhe
në Patrullën e Përgjithshme, e sidomos
pas ndryshimit të kësaj
strukture. Një numër jo i vogël
punojnë me ekipe prej tre vetash,
dy meshkuj dhe një femër, duke
ndikuar edhe në rritjen e standardeve
të policisë. Madje ky
raport nëpërmjet një urdhri të
brendshëm, do të jetë ligj në të
gjithë vendin dhe jo vetëm në
kryeqytet. E sa herë një patrullë
përballet me ngjarje kriminale, ku
ka të përfshira edhe femra, ato
ndërhyjnë për të ndihmuar
kolegët. Por, pjesa dërmuese e
femrave në polici, rreth 70 për
qind e tyre, punojnë në shërbimin
e logjistikës.
Ato janë emëruar sidomos në
sektorët e pasaportave në çdo
drejtori qarku, apo edhe në sektorë
të tjerë, ku siç quhet në zhargonin
e përditshëm "punë zyre".
Megjithatë, nuk mungojnë edhe
raste më të suksesshme. Tashmë,
disa femra, me eksperiencat e
fituara në punën e tyre, janë
emëruar pedagoge në shkollën e
policisë. Ato japin bazat për të
gjithë rekrutët e policisë, që më
vonë do të dalin në shërbim të rendit
dhe të qetësisë publike, duke
rritur imazhin e tyre. Por me
keqardhje, ato nuk kanë mundur
të çajnë deri në funksionet e larta.
Pavarësisht se atyre nuk u mungon
përvoja, dituria, përgatitja profesionale,
e shumë elementë të tjerë,
ato ende nuk janë emëruar në
shumë funksione drejtuese. Edhe
ato raste që shënohen janë të rralla
dhe jo shumë domethënëse.
Deri më sot, policia shqiptare nuk
ka arritur ende që të vendosë një
femër, qoftë edhe në pozicion
shef komisariati, e jo për më lart.
Ato janë emëruar në disa raste
drejtuese sektorësh. Edhe pse
kanë kryer me sukses kurse dhe
testime trajnimi njësoj si kolegët,
postet e rëndësishme vazhdojnë
të mbeten tabu për to. Kjo ndodh
edhe kur kanë rezultate më të larta.
Policia e Shtetit shpjegon se
pjesa dërmuese e femrave janë
emëruar në Tiranë, ku kryeqyteti
merr një shifër prej 40% i të
gjitha femrave në polici. Por, cilat
janë këto femra që kanë zgjedhur
të punojnë në polici. Burimet nga
Drejtoria e Personelit bëjnë të
ditur se ato kanë zgjedhur policinë
për një sërë faktorësh.
Shumë prej tyre kanë prejardhje
nga familje policësh. Familjarë të
tyre janë punonjës policie, kështu
që edhe ato kanë zgjedhur këtë
profesion të vështirë. Një pjesë
tjetër vijnë nga familje të dëshmorëve
të policisë. Programi i
policisë ka qenë që të mbajë afër
sidomos familjet e punonjësve të
policisë të vrarë në krye të
detyrës. Kështu, shumë prej
grave të dëshmorëve të policisë
janë emëruar në pozicione të
ndryshme, me qëllim për t‘i ndihmuar
ato edhe nga ana
ekonomike. Gjithashtu ka femra,
të cilat kanë hyrë në polici nga
kushtet e vështira për të gjetur
punë, ose nga ato gra që familjet
e tyre, apo të bashkëshortit nuk
kanë asnjë lidhje me policinë.
Zakonisht, ato vijnë nga zona
shumë të populluara dhe me
varfëri të lartë, por nuk mungojnë
edhe rastet kur ato vijnë
nga kryeqyteti.

"Police, dashuroni njerëzit e duhur"

Në vitin 2004, kreu i policisë lëshoi një letër-porosi për lidhjet intime të femrave

Kohë më parë, atëherë kur
femrat po shtoheshin në
polici, nga viti 2004, drejtori i
përgjithshëm i Policisë së Shtetit
urdhëroi vartësit se nuk lejohen
lidhje të policisë me kontingjent
kriminalë. Ky urdhër i kreut të
policisë shqiptare është lëshuar,
në kohën ku një rast u identifikua
në komisariatin nr. 1 të policisë
në kryeqytet. Burimet zyrtare
bëjnë të ditur se ky urdhër është
lëshuar me një letër-porosi të
posaçme të drejtorit të përgjithshëm,
i cili i është shpërndarë të
gjitha drejtorive të policisë në rrethe
dhe i është bërë me dije çdo
efektivi. Lëshimi i kësaj letre ka
ardhur pas identifikimit të polices,
e cila shoqërohej nga një person
që ishte i dyshimtë për Policinë
e Tiranës dhe kishte precedentë
penalë. Madje, për këtë, në
atë kohë, Shërbimi i Kontrollit të
Brendshëm nisi hetimin për policet
femra të lidhura me elementët
kriminalë. Reagimi i
menjëhershëm i kësaj strukture
të Ministrisë së Rendit që merret
me "pastërtinë" e figurës së
punonjësve të policisë, erdhi pas
disa informacione të servirura në
këtë ministri nga burimet e saj
operative në rrethe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›