E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta Medin Zhega

U nda nga jeta në moshën 66-vjeçare, ish-futbollisti dhe ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Medin Zhega.

I ndjeri Zhega ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë ku ishte shtruar prej disa muajsh për kurim, pas incidentit të pësuar në Kanada ku ndodhej në një udhëtim personal.

Mehdin zhega, lindur më 31 janar të 1946-ës në qytetin e Shkodrës, nisi karrierën si futbollist i Vllaznisë. Pas spikatjes me uniformën kuqeblu, Zhega kalon me skuadrën e Dinamos të Tiranës, për t’u rikthyer sërish për të mbyllur karrierën e futbollit të luajtur me skuadrën e vendlindjes së tij, Vllazni.

Më pas Zhega iu përkushtua sërish futbollit, por këtë herë si trajner. Kulmi i karrierës së tij si trajneri ishte marrja e drejtimit të kombëtares shqiptare në vitin 2000. Një vit më vonë largohet nga detyra e trajnerit të kombëtares.

Medin Zhega është nderuar me urdhërin “Mjeshtër i Madh i Punës” nga Presidenti i Republikës.  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›