E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrolle të rrepta në tregje për çmimet

Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Drejtoria e Tatim-Taksave të Bashkisë së Tiranës, Policia Bashkiake e mbështetur dhe nga Drejtoria Rajonale e tatimeve ka parë nga afër edhe sot çmimet e produkteve të shportës dhe atyre të fruta perimeve me qëllim parandalimin e abuzimit me to siç ka ndodhur vazhdimisht në vitet e shkuara.

Nga monitorimi i bërë në tregje, Task-Forca nuk ka konstatuar abuzime me çmimet. Gjatë dy ditëve të fundit Inspektorët e Tatim-Taksave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në sajë të informacionit të marrë nga Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit në Bashkinë e Tiranës, ka penalizuar disa biznese për mosafishim të çmimit apo shkelje të rregullave të tjera të vendosura nga tatimet. Bashkia e Tiranës do të vijojë çdo ditë aksionin e saj në bashkëpunim me biznesin, Drejtorinë e Tatim-taksave dhe Drejtorinë e Doganave për t’i prerë rrugën çdo abuzimi me çmimin.

Bashkia e Tiranës e ka bërë të qartë vazhdimisht se në asnjë rast nuk do të cenojë rregullat e tregut por është e vendosur të mbrojë konsumatorët nga abuzimi. Për çdo rast abuzimi Bashkia e Tiranës do të bëjë publike në media emrat e subjekteve dhe drejtuesve të tyre. /Start/

                                                                                             2011-12-18 15:02
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›