Homazhe për ish-zv/ministrin e Rendit, Mehja. Berisha: Drejtues i talentuar
TIRANE-Ndërroi jetë dje si pasojë e një sëmundje të rëndë në moshën 56-vjeçari ish- zëvendësministrin e Rendit, Astit Mehja. Sot paradite miq, kolegë dhe personalite të larta të Policisë së Shtetit zhvilluan homazhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për nder të ish-gjeneralit, Mehja.
Homazhe kreu edhe kryeministri i vendit Sali Berisha, i cili në një prononcim për mediat vlerësoi lart rolin dhe punën e bërë nga Mehja në strukturat e policisë në postet që ka mbajtur.
“Sot i japim lamtumirën njërit prej shërbëtorëve të përkushtuar të shtetit dhe të vendit, njërit prej drejtuesve të talentuar të policisë së shtetit, kolonel, Astrit Mehja. Me këtë rast ne i shprehim ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe të afërmëve të tij, të gjithë policisë pasi sot përcjellin në banesën e fundit një prind shembullor, një qytetar të shkëlqyer, një shërbëtor të ndershëm të vendit dhe shoqërisë shqiptare, një drejtues të talentuar të policisë së shtetit” është shprehur kryeministri Berisha.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Topi ngushëllon familjarët e Astrit Mehjas