E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta - ish futbollisti i madh brazilian, Socrates

BRAZIL-Ish-futbollisti i madh brazilian Socrates, i cili njihet si "lojtari i zgjuar"  ndahet nga jeta në moshën 57 vjeçare.

Mjekët në spitalin e Sao Paulos thanë se figura legjendare e futbollit vdiq nga një shok septik pas një helmimi ushqimi.

Socrates mori famë në fillim të viteve ‘80 si lojtar me ekipin brazilian Corinthians. Ai ishte kapiteni i Brazilit në kampionatin botëror në vitin 1982 në Spanjë, ekipi që u bë i njohur si më i miri ndonjëherë të ketë fituar kupën e botës. Lëvizja e tij më e spikatur në fushë ishte pasimi me thembër.

Socrates, i cili u bë mjek pasi la futbollin, ishte shtruar në spital disa herë gjatë muajve të fundit për çrregullime të tretjes dhe kishte pranuar probleme me alkoolin. Socrates është përfshirë në listën e FIFA-s me 125 lojtarët më të mirë në botë.

(d.b/VOA/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Ndahet nga jeta - ish futbollisti i madh brazilian, Socrates

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›