Luis Enrique: Largohem, nëse duan lojtarët

Luis Enrique po qëndron në flakë, pas rezultateve të dobëta të Romës. Trajneri spanjoll thotë se do të ishte i gatshëm të largohet, nëse një gjë të tillë e kërkojnë lojtarët.
Giallorossët humbën të dielën 3:0 nga Fiorentina, ndërsa tre lojtarë të kësaj skuadre u përjashtuan me karton të kuq. Humbja e përshkoi javën e tmerrshme, ku u suspendua Pablo Daniel Osvaldo dhe u gjobit me 50 mijë euro shoku i skuadrës Erik Lamela, për shkak të përleshjes së tyre në zhveshtore, pas humbjes nga Udinese.
“Nëse ndiej se lojtarët nuk më përkrahin më, unë atëherë do të largohem. Por, këtë gjë nuk po e shoh për momentin. Unë nuk jam këtu për t’u mbërthyer në bankinë, nuk më pëlqen të punoj për para. Jam këtu sepse klubi ka besim tek unë, por nëse e shoh se nuk përkrahem më, do të jap dorëheqje. Por, ju duhet t’i pyesni ata”, theksoi ish trajneri i Barcelonës B.