El Klasiko, Oktapodi zgjedh fituese Barcelonën

Në prag të “El Klasikos”, ndeshjes më të madhe në Evropë, mes rivalëve të përjetshëm Real Madridi dhe Barcelona, sfidë kjo që luhet të shtunën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, në kuadër të La Ligës, Oktapodi ka dhënë prognozën e tij.
Ndonëse në sfidën e kaluar mes këtyre dy skuadrave të mëdha evropiane, prognozën e kishin dhënë Oktapdi Iker, Iniesta e Paul, tashmë për sfidën e radhës ka dal në skenë Oktapodi Mesi.
Mediat e huaja kanë raportuar se Oktapodi Mesi jeton në Detin e Zi në Benalmadena dhe peshon 800 gram.
Lidhur me "El Klasikon" e së shtunës në mes Realit dhe Barçës, Oktapodi Mesi, ka favorizuar Barcelonën pasi ka zgjedhur ushqimin e hedhur në kutinë e mbështjellë me flamurin e katalanasve.