E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biondja me dramaturgun

Lidhja bombe qe nuk arriti te shperthente

Ajo ishte bomba shperthyese e Hollivudit dhe nuk mund te merrej kurre seriozisht. Ai ishte me i famshmi dramaturg amerikan qe po kerkonte nje rrugedalje nga martesa e tij bajate. Por pikerisht atehere nisi edhe cmenduria. Ne kete ekstrat te biografise me te rendesishme te Arthur Miller jepen detaje te marteses se tij me Marilyn Monroe

Ishte viti 1951 kur Arthur Miller dhe Elia Kazan hyne ne bordin e nje treni pasagjeresh qe do te rrugetonte nga Nju Jorku ne Los Anxhelos. Edhe pse shkrimtari dhe regjisori kishin shpresa te medha per skenarin e tyre Cengeli ai udhetim ishte dicka me shume se nje udhetim pune. Ishte nje shans per te ikur nga Nju Jorku nga rutina e perditshme e te shkruarit dhe ne rastin e Miller-it nga jeta e tij e tensionuar martesore me Maryn gruan qe e kishte ne krah qe prej 10 vjetesh. Per nje 35-vjecar ankohej ai kam shume pak nga jeta vetem pune. Ndonjehere me duket se nese nuk do te punoj do te pushoj edhe se ekzistuari sepse nuk kam asnje motiv tjeter.

Miller e takoi Monroe per here te pare ne sallat e Fox. Ai dhe Kazan e pane ne pune ndersa xhironte filmin As young as you feel. Ishte skena e nje klubi nate dhe Marilyn duhej te ecte ne nje menyre provokuese qe ne fakt nuk ishte shume larg ecjes se saj te vertete. Kur skena perfundoi se xhiruari aktorja kaloi nga Kazan. Ai e kishte takuar ate me pare me agjentin e saj Johnny Hyde. Miller ndodhej pak me larg dhe per kete moment te pare ai shkruan me vone Fillimisht pashe profilin e saj qe rrihej nga drita me floket e mbledhur lart. Ishte me lot ne sy. Pasi u takua me Elian erdhen te dy prane meje. I dhame duart njeri-tjetrit dhe befas ndjeva te me pershkonte nje dritherime. Por miqesia mes Miller dhe Monroe u thellua ne nje mbremje te organizuar posacerisht nga dramaturgu. Ai kishte ftuar aty disa miq dhe disa gra te reja. Nje pjese te mire te kohes ia kushtuan njeri-tjetrit duke kercyer. Miller-it i kujtohej nje koment qe kishte degjuar kohe me pare per Marilyn Meshkujt e hane te gjalle. Kjo e bente Miller-in qe te ndihej protektiv ndaj saj. Qe Marilyn do te zgjonte interesin e Miller-it kjo nuk ishte e paparashikueshme por e cuditshmja ishte se vete Marilyn u terhoq shume prej burrit te gjate dhe elokuent. Aktorja nuk kishte nevoje per mbeshtetjen e tij pra ishte thjesht e terhequr prej tij pa kurrfare interesi. Ne njefare menyre Arthur e kishte terhequr sepse nuk ishte nje person qe u perkiste qarqeve te brendshme te Hollivudit. Ai ishte dicka tjeter vinte nga nje tjeter bote. Ndersa Miller bisedonte me Marilyn u terhoq menjehere nga ndjeshmeria dhe sensi realist i biondes. Ai per momentin mund ti lejonte vetes vetem nje xhentilese dhe Marilyn i pergjigjej asaj me shume natyrshmeri. Dramaturgu nuk mund vecse ti fliste per temen e tij te preferuar teatrin dhe i sugjeroi asaj qe te vazhdonte kurset e trajnimit profesional e te moskenaqej me ate qe kishte arritur pasi sipas tij ajo mund te kishte nje karriere teatrore te shkelqyer nese do te kishte kualifikimin e duhur. Me pare askush nuk e kishte marre bionden shume seriozisht nga ana profesionale edhe pse ajo ishte e famshme dhe e lakmueshme. Tani perballe saj ndodhej nje shkrimtar i famshem i cili po i sugjeronte se ajo kishte talent dhe do te kishte sukses te padiskutueshem ne Brodway. Me vone Marilyn kujton se ai takim i pare i la shume mbrese. Nuk e pashe me per 4 vjet. Shpesh mendoja se ai mund te kishte pare ndonjerin nga filmat e mi dhe ndersa e mendoja perpiqesha qe te jepja me te miren sepse ai kishte pasur besim tek une dhe kjo me inkurajonte shkruan me vone Marilyn. Ne fillim te viteve 90 ish-bashkeshortja e Miller Mary rrefen se e kishte ndier qe dicka i kishte ndodhur te shoqit gjate udhetimit te tij ne Perendim. Ai ishte i shqetesuar kujton ajo. Megjithate per nje fare kohe pas kthimit Miller u afrua serish me te shoqen te ciles i kushtoi edhe nje drame. Megjithate kishte mbremje kur me behej te lija gjithcka e te vertitesha pa ndonje qellim neper Brooklyn kujton Miller me vone ndersa sjell nder mend ndjenjat e deshires se madhe per ti ikur jetes se tij. Nderkohe Monroe pas takimit te pare me Miller vendosi qe te regjistrohej ne Universitetin e Kalifornise ne kursin e letersise dhe artit ne shkurt te vitit 1951. Miller i dergoi nje liste librash qe ajo duhej ti lexonte dhe Marilyn po perpiqej me te gjitha mundesite qe te vetedukohej e permiresohej. Nuk kaloi shume kohe kur e kuptoi se arsyeja e gjithe asaj perpjekjeje ishte vetem nje dashuria per Miller-in.

The Seven Year Itch perfundoi se xhiruari me 5 nentor te vitit 1954. Pikerisht ne ate moment ajo iku ne Nju Jork duke u thene te gjitheve se po e linte Hollivudin per te qene me shume vetja e saj ne Nju Jork. Me te mberritur ne Mollen e Madhe ajo mori me qira nje apartament ne Waldorf Astoria Towers. Menjehere u regjistrua ne Actors Studio ne te cilen studionin edhe figura te tjera te shquara te kinemase. Ne fillim te veres u takua me Miller-in dhe qe nga ai moment takimet e tyre ishin te rregullta por thuajse askush nuk dinte gje per to. Ne nje interviste qe aktorja e dha ne muajin gusht deklaroi se kishte vendosur qe te blinte nje shtepi ne Brooklyn. Me 10 qershor nje gazete thashethemesh shpallte divorcin e Miller-it dhe aludonte lidhjen e dramaturgut me aktoren. Me pas ne nje tjeter interviste te shpejte ai deklaroi se udhetimin e ardhshem qe do ta bente ne Europe me rastin e venies ne Londer te drames Pamje nga ura do ta kryente se bashku me personin qe do te ishte gruaja e tij e ardhshme. Kjo deklarate ishte nje surprize edhe per vete Monroe. Mbremjen e 29 korrikut Miller dhe Monroe u martuan ne nje ceremoni civile. Dy dite me pas u martuan serish por kete here ne nje ceremoni hebraike. Me pas u organizua nje darke ku u ftuan 30 miq te ciftit. Miller-it iu desh qe per ceremonine e marteses ti merrte borxh unazen te emes por nje jave me vone beri nje tjeter me porosi brenda se ciles shkruhej A per M qershor 1956. Tani dhe pergjithmone.

Dy jave pas martese me 13 korrik 1956 cifti u nis per ne Londer. Ishte njefare muaji mjalti i nderthurur me pune si dhe pervoja e pare e te dyve per nje jete te re se bashku. Udhetimi i tyre u shoqerua nga 27 valixhe dhe shume canta dore. Per Lorenc Olivierin Monroe ishte nje skizofrenike shume sharmante dhe agresive njeherazi qe bente gjithcka qe te tjeret ta pelqenin edhe pse ishte shume e ashper me ata me te cilet punonte. Ai kishte pasur nje marredhenie te shkurter me te kur u takuan per here te pare per xhirimet e nje filmi por ne perfundim te tij ata thuajse nuk komunikonin fare me njeri-tjetrin. Me kalimin e kohes per ciftin nisen te shfaqeshin problemet e para martesore. Per Monroe profesioni ishte shume i rendesishem dhe mbi te gjitha sfida qe i kishte vene vetes per te qene shume e afte ne menyre qe tu tregonte te tjereve qe nuk ishte vetem nje kukull e bukur por edhe aktore e pergatitur dhe e zonja. Pas disa javesh xhirimesh ne Londer Miller e la Monroe vetem dhe u nis per Nju Jork per te takuar femijet. Asaj nuk i erdhi mire dhe i ndaloi xhirimet e filmit duke thene se nuk ishte mire nga gjendja shendetesore. Ne te vertete i erdhi keq qe Arturi e la vetem ne nje situate te veshtire per te. Pervec kesaj kishte edhe nje tjeter arsye. Mjeku i kishte thene se ishte shtatzene. Gjate kohes qe Miller ishte larg ajo e humbi femijen dhe nderkohe regjisori i filmit Colin Clark mori rolin e personit qe duhej ta ngushellonte dhe ti qendronte prane. Me perfundimin e filmit ne nentor cifti kthehet ne Nju Jork dhe pas kesaj shkuan ne muajin e vertete te mjaltit pa pune neper kembe ne Xhamajka. Aty e kaluan kohen duke shetitur buze detit duke pare peshkataret te ndernin rrjetat e peshkimit ne perendim te diellit. Pas kesaj clodhjeje te merituar u rikthyen ne Nju Jork. Sipas Miller Monroe ishte nje shpirt shume i ndjeshem dhe kishte nje dhembshuri te vecante per te moshuarit femijet dhe kafshet. Nga ana tjeter ajo vazhdonte qe te ishte e ashper dhe e pameshirshme me personat qe i qendronin prane. Nese nje sherbyese nuk e kryente sic duhej detyren e saj ofendohej dhe pushohej nga puna. Vera e vitit 1957 ishte nder me te bukurat e ciftit. Ate e kaluan ne fermen e tyre ne Long Island ne Amagansett. Monroe shetiste me pantallona te shkurtra neper bimesi dhe me pas lahej se bashku me te shoqin ne hauzet e fermes. Ne fotot e marra gjate atyre muajve Miller shfaqet me nje kapele bejsbolli ndersa Monroe me nje kostum te bardhe. Per ca kohe ajo iu dha teresisht shtepise dhe puneve te saj. Mesoi te gatuante te bente vete brumin e makaronave dhe mandej edhe pazarin. Cdo dhimbje e se shkuares ne ato kohe i dukej si nje enderr e keqe. Marredhenia bashkeshortore u forcua nga nje tjeter shtatzeni. Marilyn filloi te shtonte shume ne peshe dhe te qendronte per ore te tera nen diell. Pavaresisht kesaj humbjeje cifti dukej me me imunitet se kurre. Por vera idilike qe i kishte bere Marilyn te harronte te shkuaren perfundoi me 1 gusht. Ndersa Marilyn po shetiste ne kopsht ndjeu nje dhimbje ne bark dhe u shtrua ne spital. Femija nuk mundi serish te vinte ne jete. Sic shpjegon me vone Miller Monroe kishte probleme gjinekologjike. Kjo situate beri qe Monroe te binte ne depresion te fillonte marrjen e ilaceve. Marredhenia bashkeshortore nisi te pesonte carjet e para dhe tensioni mes te dyve sa vinte e shtohej. Nje nate Miller e gjeti te shoqen ne gjume te thelle pas konsumimit te nje pakete me gjumevenes nje ngjarje qe u perserit disa here pavaresisht te gjitha grindjeve qe shoqeronin veprime te tilla. Pas nje periudhe konvaleshente Monroe rifilloi xhirimet dhe gjate kesaj kohe u largua shume nga i shoqi i cili nisi te ndiente serish peshen e nje martese te deshtuar. Per sa i perket Marilyn ajo vazhdonte te zhytej thelle e me thelle ne depresion e ilace dhe sjellja e saj sa vinte e behej me e padurueshme. Miller e kalonte serish kohen i zhytur ne pune ne shkrime duke u pikelluar gjithnje e me teper per gjendjen e se shoqes e cila ishte transformuar plotesisht nga ilacet dhe alkooli. Ky ishte edhe fundi i marredhenies se tyre. Nje jave pas ndarjes nga Monroe Miller u lidh me fotografen e famshme Inge Marathhellip Per sa i perket Monroe ajo nderroi jete ne mengjesin e 5 gushtit te vitit 1962. U gjet e vdekur ne shtrat me nje shishe tabletash kunder stresit ne duar. Disa dite para vdekjes kishte shprehur deshiren per tu rimartuar me Joe di Maggion dhe per te la nje leter ku shkruante se shpresonte qe do ta bente te lumtur. Per Miller-in duhet te kalonin 20 vjet qe ai te qante kur te mendonte per vdekjen e ish-gruas. Pavaresisht marredhenieve jo te mira e merive mes tyre Monroe i kishte ruajtur te gjitha letrat qe ai i kishte derguar. Ato iu gjeten ne nje sirtar te shtepise. Kur Miller-in shume vite me vone e pyeten se cfare kujtimesh ruante nga marredhenia me Monroe ai nxori vetem 5 letrat e saj. Me pas erdhi nje heshtje e gjate.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›