E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova pranë marrëveshjes me FMN

Drejtori i Bankës Qendrore të Kosovës, Gani Gërguri thotë se janë hedhur hapa përpara në drejtim të një marrëveshjeje me Fondin Monetar Ndërkombëtar për mbylljen e hendekut të financimit.

Gërguri që ndodhej në Washington për takimet e pranverës së FMN-së dhe Bankës Botërore, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se nëse efektet e krizës globale prekin Kosovën ndikimi do të ndjehej së pari tek eksportet, dërgesat e emigrantëve dhe investimet e huaja, raporton portali KohaNet.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›