E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abetarja mbarëkombëtare, zgjidhet Shtëpia Botuese

Tiranë- Pas arritjes së marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës për një abetare të përbashkët, sot është zgjedhur dhe teksti fitues.

Gjatë konferencës së sotme është bërë prezantimi i tekstit dhe ai ka për autorë Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj dhe 2 autorë kosovarë, Islam Krasniqi dhe Saranda Kumonova Pozhegu.

Për librin fitues garonin 13 Shtëpi Botuese, por është zgjedhur Shtëpia Botuese Pegi dhe shoqëria Dukagjini.

Sipas specialistëve kjo abetare do tu jepet edhe fëmijëve emigratë të cilët duan të mësojnë gjuhën shqipe.

Në mbledhjen e mëparshme ku u arrit marrëveshja midis dy shteteve ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, deklaroi se abetarja do të jetë për të gjithë nxënësit e klasave të para në Kosovë, ndërsa në shqipëri secila shkollë mund të zgjedhë abetaren më të përshtatshme.

Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës ka pranuar procedurat tona. Ne do të kemi një komision të përbashkët dhe javën që vjen nis procesi i vlerësimit. Kjo abetare do të përdoret nga nxënësit e klasave të para, ndërkohë që ju kujtojmë se në Shqipëri kemi katër abetare që janë në përdorim dhe nuk mund të nxirren nga tregu. Do ti mbetet shkollave të zgjedhin vetë abetaren, pasi të miratohet edhe abetarja e re, tha Tafaj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›