E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta kryetari i Bashkise se orovodes Lefter Lame

orovode 27 shtator NOA - Ne mjediset e spitalit te qytetit te orovodes eshte ndare dje nga jeta kryetari i bashkise se ketij qyteti Lefter Lame ndarje e cila ka shkaktuar nje hidhnim te thelle jo vetem te familjaret miqte dhe dashamiresit por te te gjithe qytetaret e qytetit te orovodes.

Babai i dy femijeve ai u zgjodh permes votes lokale si kryetari i Bashkise orovode ne vitin 2007.

Nje grup mjekesh ishin vene ne sherbim te Lames qe prej 8 muajsh kohe ne te cilen u rendua gjendja shendetesore e tij dhe ndaj tij ishte treguar nje kujdes i vecante nga organet shteterore duke e derguar per nje terapi shendetesore edhe jashte shtetit ne spitalet me te mira te shtetit turk.

Por edhe pasi u kthye nga keto spitale gjendja e kryetarit te bashkise te orovodes filloi te rendohej pasi per fat te keq semundja e tij ishte e pasherueshme.

Tri dite me pare nje helikopter i Ministrise se Shendetesise me nje grup mjekesh kishin mberritur ne kete qytet per te pare nga afer gjendjen shendetesore te kryetarit te kesaj bashkie dhe per ti dhene nje ndihme me te pershpejtuar dhe nese semundja frenohej mjeket kishin menduar qe te dergonin serish pacientin ne nje spital tjeter me te specializuar.

Behet me dijeni se homazhet ndaj tij do kryhen sot ne nje nga hollet e bashkise qe Lame e drejtoi per 3.5 vjet. Ne homazhe do te marrin pjese personalitete

shteterore partiake veterane qytetare te thjeshte te aferm etj.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›